ASPEKTET EKONOMIKE TË FERMAVE BLEGTORALE




Krahas mbajtjes së të dhënave mbi shpenzimet që kryeni në fermë dhe fitimin që krijoni duke marrë në konsideratë si konsumin e produkteve ashtu edhe shitjen e tyre, më poshtë do t’ju paraqesim disa analiza ekonomike të nevojshme për tu konsideruar me qëllim që të keni një efiçencë të lartë të fermës suaj.

Nga një lopë me thundra të dëmtuara do të keni 4-6 litër qumësht më pak në ditë!

Duke llogaritur një lopë me prodhimtari 6,000 litra në laktacion, humbja për 305 ditë do të jetë 4 litra x 305=1,220 litra, dhe në vlerë monetare 1,220 litra x 40 lekë =48,800 lekë
Llogarisni! Pastrimi i thundrave të një lope gjatë një viti ju kushton 2,500-3,000 Lekë

Lopa juaj në mënyrë kronike vuan nga ethja apo damllaja e qumështit.

  • Trajtimi me medikamente i një lope që preket nga ethja e qumështit minimalisht kushton 5,000 lekë dhe maksimalisht kushton 250,000 lekë (në rastet kur lopa nuk ka shpëtim dhe ju jeni të detyruar ta skartoni atë).
  • Një nga porduktet që tashmë po përdoret me sukses për parandalimin e damllasë - YMCP kushton vetëm 1,000 Lekë. Ju keni avantazhin që lehtësisht ta përdorni atë vetë dhe në momentin e duhur!

Magjija në një kapsulë.

  • Kapsula e kuqe me pluhurin magjik Calf RD shpëton viçat nga diarrea, i rivitalizon ata dhe pa dyshim ju kursyen paratë.
  • Trajtimi me medikamente veterinare i rasteve të diarresë kushton 2,500 lekë për një viç, ndërkohë që në rastet më të rënda ju jeni të detyruar edhe ta skartoni viçin, pra të humbisni 25,000 Lekë.
  • Me përdorimin e një kapsule Calf RD ju shpenzoni vetëm 600 Lekë.

Përgatitje cilësore e silazhit, apo humbje përmes mykjes?

Nëse ju nuk siguroni copëtimin, ngjeshjen dhe mbylljen e duhur të silazhit, atëherë ai është prehë e proceseve që çojnë në kalbëzim dhe uljen e cilësisë, duke u bërë i pa përdorshëm për lopët. Humbjet mundet të variojnë edhe nga 10-30%. Një fermë e vogël që ka përgatitur 700 kv silazh do të ketë një humbje prej 70 – 210 kv. Nëse kostoja e prodhimit do të jetë 5 lekë/kg, atëherë humbja do të jetë minimalisht 7,000 x 5 = 35,000 lekë.  

Material biologjik të zakonshëm, apo një super elitë?

Përdorimi i super elitave natyrisht që shoqërohet edhe me një rritje të çmimit të shërbimit të inseminimit artificial. Duke marrë në konsideratë vlerën e materialit si dhe punën e inseminatorit, çmimi i një inseminimi me material super elitë mund të variojë nga 2,000 – 3,000 Lekë, ndërsa në kushtet e një materiali të zakonshëm ky shërbim shkon në 1,000 lekë. Pra, me përdorimin e super elitës ju shpenzoni nga 1,000 deri në 2,000 Lekë më shumë.

Por, cilat do të jenë avantazhet financiare të këtij materiali, krahas avantazheve të tjera të përmirësimit të rracës?
Minimalisht përdorimi i demave super elitë për ndërzim artificial ju sjell një rritje prej 200 litër qumësht në laktacion. Duke përllogaritur çmimin e një litër qumështi mesatarisht me 40 lekë, ju do të gjeneroni 8,000 lekë më shumë në fermë për lopë. 

Data e publikimit: 10/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?

Cila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë