Nga niveli i shërbimeve agroteknike varet koha e hyrjes në prodhim, jetëgjatësia e pemishtes, koha e shfrytëzimit, prodhueshmëria e pemishtes së qershive, cilësia e prodhimit si dhe kostoja e prodhimit.
Shërbimet agroteknike kryesore tek qershia janë:
Punimi i tokës (mirëmbajtja e sipërfaqes së tokës), ujitja, plehërimi, krasitja, lufta kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve, etj.
Punimi i tokës, ujitja dhe plehërimi
Ujitja: Periudhat kritike për ujë janë:
Këshillohet aplikimi i sistemit të ujitjes me pika. Duhet kihet parasysh parasysh që sasia e ujit për një periudhë vegjetative është rreth 2000-3000 m3 për ha.
Plehërimi: Veç plehërimit të përvitshëm është e domosdoshme, që gjatë përgatitjes së tokës për mbjellje, ajo duhet të plehërohet me rreth 500 kv/ha plehra organike, 10-15 kv/ha plehra fosforike, 5-6 kv/ha plehra potasike, etj. Në vitin e parë pas mbjelljes, plehërimi azotik duhet të jetë rreth 150 g lëndë aktive për bimë dhe në vitin e dytë kjo sasi duhet të dyfishohet.
Në vitin e tretë duhet të shtohen edhe rreth 50-70 kg/ha lëndë aktive të plehrave fosforike dhe 100 kg/ha ato potasike. Në tokat me përmbajtje të lartë të gëlqeres sasia e plehrave fosforike duhet të rritet deri në 150 kg/ha. Këto duhet të hidhen në të gjithë sipërfaqen e tokës dhe mundësisht në punimin e vjeshtës. Plehrat azotike duhet të jenë nga 150 deri në 180 kg/ha lëndë aktive dhe duhet të shpërndahen gjatë pranverës (me punimet e shkrifërimet e tokës).
Këshillë! Sasia e plehrave duhet të shpërndahet uniformisht nën të gjithë kurorën dhe të përmbyset në tokë gjatë shkrifërimeve të sipërfaqes së tokës.
Krasitja prodhuese e qershisë
Gjatë fazës së krasitjeve dimërore, duhet të ndiqen këto rregulla kryesore:
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Mbrojtjen nga sëmundjet dhe dëmtuesit tek qershia
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumëCila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?
Lexo më shumëCilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?
Lexo më shumëHiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumë