Çikorja është perime tipike e zonës së Mesdheut, me origjinë nga Evropa jugore dhe Azia, njohur që nga koha e grekëve, romakëve dhe Egjiptit të lashtë. Përhapje më të madhe ka në vendet e Mesdheut, të Evropës Jugore dhe Qendrore. Çikorja në vendin tonë njihet pak dhe ka përdorim të kufizuar, kryesisht forma e egër, por, që duhet të përhapet më shumë.
Përse çikorja meriton të përhapet më shumë në vendin tonë? Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e çikores për klimën, tokën dhe parabimën?
Çikorja, është bimë e klimës së butë dhe duron mirë temperaturave relativisht të ulta.
Kujtesë për kultivuesit e çikores!
Me shtimin e sipërfaqes gjethore rriten edhe kërkesat për ujë.
Nevojat më të larta i ka gjatë mbjelljes në fushë dhe në fazën e formimit të rozetës, veçanërisht kur kultivohet në periudhën pranverë-verë dhe verë-vjeshtë.
Në cilat toka shkon më mirë çikorja?
Çikorja është bimë shumë kërkuese ndaj tokës. Pëlqen toka mesatarisht të lehta, të thella, të freskëta, të kulluara mirë dhe të pasura me lëndë organike e me pH 6-7. Nuk pëlqen tokat e rënda. Është mjaft “e durueshme” ndaj kripëzimit të tokës.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë çikores?
Parabimë të mira janë të lashtat dhe gramoret e tjera, bimët bishtajore, etj.
KUJDES! Është mirë që të rikthehen në të njëjtën ngastër, jo më parë se pas 3-4 vjet. Në mbjelljet e vazhdueshme, në të njëjtat toka rritet ndjeshmëria dhe mundësia e prekjes së bimëve prej sëmundjeve të sistemit rrënjor, çka shoqërohet me ulje të prodhimit dhe për rrjedhojë të nivelit të të ardhurave, për njësi sipërfaqe të kultivuar.
Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e çikores?
Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e çikores duhet të kemi parasysh këto specifika të saj:
Punimi i tokës
Punimi i thellë 30-35 cm është mirë të kryhet herët. Pas tij, në përputhje me periudhën e mbjelljes, kryhen punime përgatitore, gjatë të cilave bëhen trajtime për luftimin e barërave të këqija. Zgjedhja e herbicidit bëhet gjithmonë nën këshillimin e specialistit, në varësi të species infektuese të barërave, kohës dhe mënyrës së përdorimit. Pas tij merren masa për ta mbajtur tokën në kullim të plotë si dhe, në drejtim të rreshtave hapen brazdat ujitëse.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Plehërimi i tokës
Çikorja, është bimë me kërkesa të larta ushqyese. Plehërimi këshillohet të bëhet në përputhje me karakteristikat bimore të kultivarëve, tipin e tokës, mënyrën e kultivimit, dendësinë e mbjelljes etj.
Në punimet përgatitore para mbjelljes të përdoret gjithë sasia e plehrave organike e fosforike, 1/3 e atyre azotike dhe ½ e plehrave potasike.
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehrave që duhen përdorur tek çikorja ?
Në varësi tëpjellorisë natyrale të tokës, për çdo 100 kg prodhim nevojiten azot (N) 0.4-0.7 kg; fosfor (P2O5) 0.2-0.4 kg; potas (K2O) 1.5 – 2, kg. Për të siguruar një prodhim prej 35-40 kv/dynym, këshillohet të përdoren azot (N) 18-25 kg/dyn; fosfor (P2O5) 10-15 kg/dyn; potas (K2O) 35-40 kg/dyn.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i çikores.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë