Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Sipas përdorimit dallohen dy lloje selinoje: Duke u bazuar në periudhën e kultivimit, ato ndahen në:
REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË SELINO, DUHET TË KETË PARASYSH KËTA VEÇORI TË SAJ:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Selinos?
Në varësi të periudhës së kultivimit, fidanat mund të prodhohen në farishte të hapura, në sera me tava polisteroli. Për një dynym selino nevoiten 10-15 m² farishte. Sasia e farës së nevojshme është rreth 2 g/m² farishte.
Në çastin e mbjelljes në vendin e përhershëm fidani duhet të jetë i plotë dhe me gjatësi 15-20 cm. Për përgatitjen e fidanëve nevojiten 60-80 ditë.
Cilët afate mbjelljeje rekomandohen në fushë?
Selinoja mund të kultivohet gjatë pranverës ose në periudhën vjeshtë-dimër. Për të marrë prodhim në verë-vjeshtë, fara mbillet në muajin mars-prill dhe fidanët në fushë në maj-qershor.
Për të marrë prodhim në periudhën nga fundi i tetorit, deri në fund të prillit, në varësi të kushteve klimatike të zonës, fara mbillet dora dorës, duke filluar në fund të prillit e në vazhdim, deri në qershor.
Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?
Mbjellja në vendin e përhershëm të fidanëve të selinos bëhet me rreshta. Largësia midis rreshtave, në varësi të masës bimore të kultivarëve të përdorur, luhatet nga 30 deri në 60 cm dhe largësia midis bimëve në rresht 20 cm.
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për selinon në fushë?
Shërbimet agroteknike më të rëndësishme për selinon janë:
Barërat e këqija mund të luftohen me prashitje ose me trajtime kimike para mbjelljes, dhe herbicidi duhet të përmbyset gjatë përgatitjes së tokës ose dy-tre javë pas mbjelljes së fidanëve në fushë.
CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E SELINOS NË FUSHË TË HAPUR?
Selino në përgjithësi, preket nga pak sëmundje dhe dëmtues si mozaiku, kërmijtë etj.
Pse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit ?
Parandalimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve të selinos
Për të shmangur shfaqjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve, si dhe për të patur prodhim sa më pastër të bishtave të gjetheve të selinos duke eleminuar ose minimizuar përdorimin e preparative kimike, rekomandohen masat e mëposhtme parandaluese:
VJELJA, PËRPUNIMI DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË SELINOS
Periudha bimore, në mbjelljet verore, me farë, ndryshon nga 80 ditë për kultivarët e hershëm, 120 ditë për të mesmit dhe 180-220 ditë për ato të vonët.
Vjelja e selinos kryhet në një hark kohor mjaft të gjerë në varësi të karakteristikave të kultivarëve, periudhës së kultivimit dhe kërkesave të tregut;
Në kushte optimale, selino mund të ruhet deri në shtatë javë në temperaturë 0-2°C.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumëCila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?
Lexo më shumëCilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?
Lexo më shumëHiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumë