Sistemet e prodhimit të ullirit




Rritja e shkallës së njohurive të fermerëve për implementimin e sistemeve të prodhimit të  ullirit është thelbësore  që të kuptojnë mirë e t’iu përgjigjen në kohë kërkesave të kësaj bime në kushtet e agro-ekosistemit të fermës, duke zbatuar teknologji të përshtatshme e të përparuara për të marrë prodhim sa më të lartë e cilësor (pa mbetje të rrezikshme) dhe për të mbrojtur mjedisin.

Çfarë janë sistemet e prodhimit?
Sistemet e prodhimit jane mënyra  prodhimi me sasi dhe cilësi të ndryshme nga njëra tjetra.

Kush janë faktorë e prodhimeve?

Parametrat tokësorë 

Zonat e ullishteve duhet të  paktën 500 m larg nga vendet e hedhjes së mbeturinave. 

Parametrat klimatike 
Parametrat klimatikë ndikojnë fort në ciklin e rritjes së ullirit dhe prekjen nga sëmundjet e dëmtuesit. Ulliri është specie e fortë dhe me qëndrueshmëri të lartë ndaj periudhave me thatësi. Të mos ngrihen ullishte në zonat ku ka ulje të menjëhershme të temperaturave në periudhën vjeshtë pranverë ku ulliri është në fazën e rritjes intensive. Temperaturat minimale jo nën 8°C.

Përse është e rëndësishme ruajtja e agrosistemit natyral?

Për të ruajtur agrosistemin natyral është e rëndësishme të njihen faktorët kryesorë që karakterizojnë agroekosistemin e fermës për ta bërë më prodhuese dhe për të siguruar mbrojtjen e mjedisit. Një nga këto modele janë veprimtaritë që synojnë të ruajnë pjellorinë e lartë të tokës, të riaftësojnë biodiversitetin, të rrisë gamën e karakteristikave të kultivarëve të përshtatshëm për atë mjedis, të shfrytëzojë burimet natyrale.

Të futen në qarkullim lëndët organike që ndodhen në fermë, po ashtu është e dobishme të mbrohen zonat skajore si gardhet, çerdhet e strofullat ku mund të strehohen shumë insekte të dobishme.

Çfarë fidanësh e kultivarësh duhet të mbjellim?

Fidanët
Për ngritjen e një ullishte kërkohet të përdoret material shumëzues “i çertifikuar”-nënshartesa, kalema shartimi dhe fidanë të shartuar të prodhuar në përputhje me programet kombëtare dhe të BE-së për prodhimin e materialit shumëzues.
Kultivarët
Për ngritjen e ullishtes zgjedhim kultivarët sipas përshtatshmërise së tyre ndaj një mjedisi klimatiko tokësorë të caktuar; për kushte tokësore dhe klimatike optimale parapëlqehen kultivarët e vendit, të qëndrueshëm,  të përshtatur për zona me erë dhe temperatura të ulta. 

Në zgjedhjen e mjeteve të kontrollit duhet të kenë përparësi si më poshtë:

  • Përdorimi i lëndëve natyrale squfur, bakër etj;
  • Përdorimi i PMB-ve vetëm kur infeksioni në bimë mbërrin pragun e dëmit ekonomik ose kur kushtet e mjedisit favorizojnë infeksionet kërpudhore apo bakteriale.
  • Përdorimi i metodave biologjike (insekteve të dobishme dhe antagonistë mikrobial);
  • Zbatimi i praktikave bujqësore që krijojnë kushte të pafavorshme për sëmundjet e dëmtuesit (plehrim i balancuar, ujitje me pika, etj);

Përse duhen përdorur sipas standarteve produktet fitosanatare?

Kriteret për zgjedhjen e produkteve fitosanitare

  • Të mos përdoren produkte ku në etiketën e të cilëve shënohen faktorët rrezikshmëri që përcaktojnë veprimin e tyre kanceroz, teratogjenik, mutagjen (R40, R43, R63, etj);
  • Të mos përdorim produkte ku në etiketën e tyre shënohet helmues e shumë helmues;
  • Të respektohet afati i veprimit, periudhën nga trajtimi i fundit deri në vjelje, të plotësohet me kujdes regjistri i trajtimeve me PMB;
  • Të përdoren PMB  (Produktet e Mbrojtjes Bimëve) me mekanizma te ndryshme veprimi për të parandaluar krijimin e qëndrueshmërisë, ndaj sëmundjeve e dëmtuesve;
  • Të realizohen trajtime të kufizuara me pjesën e infektuar të fushës për të mos dëmtuar insektet e dobishme;
  • Trajtimi në kohën e duhur kur dëmtuesi është më i dobët;

PMB (Produktet e Mbrojtjes Bimëve)  që do të përdoren duhet të mbahen në kushte të mira:

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi kultivarët e ullinjve dhe çfarë duhet të mbjellim në kushtet e vendit tonë autoktonë dhe të importuar?

Data e publikimit: 09/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?

Cila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë