REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Si duhet t’i ushqeni në mënyrën e duhur fidanët e lakrës?
Një skemë efiçente plehërimi për kulturën e lakrës pranverore dhe duke ruajtur balancat midis mikroelementeve për 1000 m², vijon si mëposhtë:
Plehërimi bazë
Sugjerohet të përdoren NPK granular për plehërim bazë 15:15:15. Për plehërim bazë, mund të përdorni edhe plehra organike të dekompozuara në varësi të kushteve klimaterike dhe të tokës.
Faza e parë:
Një javë mbas mbjelljes fillon përdorimi i plehrave të tretura në sistemin e ujitjes me pika. Sugjerohet 1 kg NPK 20/20/20 me 1000 litra ujë, për dy deri në tre vaditjet e para.
Në fazën e dytë:
Kjo fazë nis kur fillon krijimi i kokrrës së lakrës. Sugjerohet të përdoren 600gram 20/20/20 dhe 400gram 13/0/46 për 1000 litra ujë. Kjo vazhdon deri në përfundimin e rritjes, e vlefshme për 4-5 vaditje.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sëmundjet e lakrës pranverore si dhe parandalimin dhe luftimin e tyre.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumëCila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?
Lexo më shumëCilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?
Lexo më shumëHiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumë