VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I SPINAQIT




Kultivarët më të përhapur në Evropë e që mund të kultivohen me sukses edhe në ventin tonë janë:

Kultivarë vjeshtorë-dimërorë; të përshtatshëm për tu kultivuar në kushte të ditës së shkurtër. Kanë fuqi të lartë dhe rezistencë të mirë ndaj të ftohtit, por në kushtet e ditës së gjatë, bien shumë shpejt në farë. Mbillen në fund të verës dhe në vjeshtë (gusht-tetor), për të siguruar prodhim gjatë vjeshtë–dimrit.

Kultivari Viroflay është përfaqësuesi më i përhapur në vendin tonë me origjinë franceze. Karakteristikat kryesore të këtij kultivari janë: është tip biologjik i hershëm, me periudhë bimore 50-60 ditë, me gjethe të mëdha , të gjelbra të errëta, në formë vezake të zgjatur, të lëmuara me majë të valëzuar dhe me trashësi mesatare.

Kultivarë pranverorë-verorë; të përshtatshëm për tu kultivuar në kushtet e ditës së gjatë, sepse vonojnë rënien në farë.

Mbillen në pranverë (mars-prill) dhe prodhimi merret gjatë pranverës dhe verës. Nga ky grupim, më i përhapur në vendin tonë është kultivari Matador, me origjinë nga Hollanda. Karakteristikat kryesore të tij janë; tip biologjik i hershëm, me periudhë bimore 65-80 ditë. Gjethet i ka të mëdha, me ngjyrë të gjelbër të errët, me bisht të shkurtër, me majë të rrumbullakosur dhe pak të rrudhosur.

Disa kultivarë të tjerë  të rregjistruar dhe në katalogun kombëtar të entit të farërave që mund të merren në konsideratë janë: Spika, San Moreno Mariska F1, Boeing F1, Oriental Pride, Geant G’Hiver

REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË SPINAQ, DUHET TË KETË PARASYSH KËTA VEÇORI TË TIJ:

Temperatura e tokës luan rol të rëndësishëm në përvetsim të lëndëve ushqyese dhe ujit për rrjedhojë në rritje dhe zhvillim të përshtatshëm të bimëve.

  • Përdorimi i tepërt i plehrave azotike (më shumë se 15 kg/dyn N), favorizon akumulimin e nitrateve në gjethe. 
  • Më shumë prodhim gjethor merret në kushte të kultivimit në ditë të shkurtër dhe në klimë të butë.
  • Kur zgjidhni vendin për mbjelljen e spinaqit, duhet të kihet parasysh se kjo bimë ka nevojë për rrezet e diellit.

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Spinaqit?

Cilët afate mbjelljeje rekomandohen në fushë?
Spinaqi mbillet drejtpërdrejt me farë. Për të patur prodhim gjithëvjetor, ai mbillet duar duar. Në varësi të kushteve klimatike të zonës së kultivimit në fushë, dora e parë, mbillet nga 15 shkurti, deri në 10 mars, dora e dytë 20-30 mars, dora e tretë 10-20 prill, dora e katërt nga 20 gushti deri në 5 shtator, dora e pestë, nga 20 shtator, deri 15 tetor. Mbjellja bëhet me dorë në sipërfaqe të vogla ose me makinë me rreshta në sipërfaqe më të mëdha.

Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?
Distancat më të rekomanduara janë: 25-30 cm dhe thellësi 1.5-2 cm. Sasia e farës së nevojshme është 1.5-3 kg / dyn.

Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për spinaqin në fushë?
Rrallimi i bimëve në rresht, duke i lënë në largësi 7-10 cm. Në rastin e mbjelljeve me makiname preçizion kjo masë agroteknike nuk ka nevojë të bëhet. Shërbimet e tjera agroteknike konsistojnë në shkriftërimin e sipërfaqes se tokës, ujitjen ose kullimin, luftimin e barërave të këqia. Barërat e këqija mund të luftohen me prashitje ose me trajtime kimike, para mbjelljes, kur herbicidi duhet të përmbyset gjatë përgatitjes së tokës ose dy-tre javë pas mbjelljes në fushë.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sëmundjet dhe dëmtuesit e spinaqit, parandalimin dhe luftimin e tyre. 

Data e publikimit: 26/03/2023


Lini një koment


Komente të mëparshme
Me pelqen informacjoni kam nevoje te di sa eshte rendimenti per nje dylym spinaq .

-Edi Fero


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?

Cila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë