Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i kungullit në fushë të hapur




Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Në vendin tonë, përveç variatetit të zakonshëm të kungullit të gjellës, “I bardhi i gjellës”, rekomandohen dhe këto varietete shumë të rëndësishëm: I bardhë, Gri, I zi, I verdhë, i gjellës

Në bazë të formës(Formë të drejtë, formë gjysëm llampe ose llampe)

Kungulli i drejtë i zi; Askona F1
Kungulli i drejtë i bardhë Suha F1
Pleyades F1
Imperator F1
Kungulli i verdhë Lemona F1
Kungulli i bardhë në formë llampe: Aziad

REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË KUNGULL, DUHET TË KETË PARASYSH KËTO VEÇORI TË TIJ:

Kungulli është bimë që do ngrohtësi në të gjitha fazat e zhvillimit dhe ka nevojë për shumë diell. Në toka që nuk teprohet me lagështirë, kjo bimë jep fruta të mëdhenj dhe të shijshem.  Më shumë nevojë për dritë dhe temperaturë, kungulli ka në fazën e lulëzimit, frutifikimit dhe të rritjes së frutave. Në temperaturën 8 - 10°C, bima e ndalon rritjen dhe në 0°C dëmtohet plotësisht. 

Hijezimi në çdo fazë të zhvillimit të bimës, ndikon keq në lidhjen e frutave. Prandaj nuk këshillohet mbjellja në mes rreshtave të bimëve të tjera. Në mungesë të lagështirës në fazën e rritjes së frutave, bima për të ruajtur bilancin hidrik në trupin e saj bën vetëkompensimin e bimës, duke hequr ujin nga frutat dhe duke e kaluar në trupin e saj. Kjo shkakton vyshkjen e frutave të sapo lidhura dhe në një periudhë më të gjatë të pamjaftueshmërisë së ujit në tokë, ndodh rrëzimi i  tyre.

Kungulli ka shumë kërkesa për lagështirën, kjo sidomos në fazat e para derinë formimin e plotë të sistemit rrënjor.

Si bëhet përgatitja e folesë/oxhakut për mbjellje?

Mbjellja me oxhakë (fole), është metoda që përdoret më shumë në tek ne, duke marrë në konsideratë dhe metodën e mbjelljes me brazda. Pasi bëhet piketimi i foleve, bëhet përgatitja e tyre.  Gropat hapen në përmasat 25-30 cm të gjëra dhe të thella dhe bëhen gati një javë para mbjelljes së fidanëve. Në fole hidhet sasia e plehërave të përcaktuar sipas skemës së plehërimit, si plehërat organike dhe ato kimike, të cilat perzihen në mënyrë homogjene me dheun në të gjithë gropën. Forma e dheut në fole lihet me një majë të lakuar nga sipër, me qëllim që të mos lejoi formimin e “pellgut” të ujitnë rastet e shirave apoujitjejeve. Prania e tepërt e ujit shkakton kalbjen e farërave ose të bimëve të mbjellura. 

Si bëhet përgatitja e farës (dhe e fidanit)për mbjellje? 

  • Fara duhet të jetë e pastër jo vetëm nga ana mekanike por edhe gjenetike. Ato duhet të jenë hibride ose varietete me aftësi të larta prodhuese dhe cilësore. Eshtë mirë që farërat të jenë të moshës njëvjeçare. Farërat duhet të mbillen në tokë ose qese plastike e tava polisteroli me 28-40 fole me lagështirë dhe temperaturë optimale për të mbirë. Në kushte normale fara duhet të mbijë për 5 - 6 ditë. Për çdo qese plastike vendosen 2 - 3 fara në thellësi 2 - 3 cm nga rrafshi i sipërm i qeses.
  • Dherishtja e qeses ku do të mbillet fara e kungullit, duhet të jetë e pasur me pleh organikdhe të sigurojë shkrifshmërinë në çdo kohë të zhvillimit të bimës.
  • Raportet e përzierjeve të plehut (dherishtes) janë: pleh organik i kalbur : dhe të pasur me elementë ushqyes: rërë, respektivisht 65 : 30 : 5%.
  • Pasi janë mbajtur në mjedisin e prodhimit të fidanëve  për rreth 30-40 ditë dhe të kenë arritur gjethen 3-4 të vërtet, fidanët janë të gatshëm për t’u mbjellë në fushë.

Cilët afate mbjelljeje rekomandohen?
Fidanët, në varësi të zonave të kultivimit, mbillen në afatet e përcaktuara në dy tabelat si më poshtë;

Prodhimi i kungullit të njomë në pranverë, në fushë të hapur

 

Tipi i kultivimit

MbjelljaVjelja e prodhimit

Rendimenti

(kg/m2)

e farës në tava polisterolie fidanëve në tokë

 

Fillimi

 

Mbarimi

Në fushë me mulçërim

 

10-15/3

 

10-15/4

 

10-15/5

 

20-30/8

 

4-6

Në fushë me kapuçë

 

10-15/3

 

10-15/4

 

15-20/5

 

20-30/8

 

3-5

Në fushë të hapur

 

10-15/3

 

10-15/4

 

20-25/5

 

20-30/8

 

3-5

Në mikrozona më të ngrohta të kësaj zone, vjelja mund të fillojë5-10 ditë më herët

Prodhimi i kungullit të njomë në vjeshtë në fushë të hapur

Tipi i kultivimitMbjelljaVjelja e prodhimitRendimenti (kg/m2)
E farës në tava polisteroliE fidanëve në tokë

 

Fillimi

 

Mbarimi

Në fushë me mulçërim

 

1-5/7

15-25/720-30/810-20/112-4
Në fushë të hapur

 

1-5/7

 

15-25/7

 

20-30/8

 

10-20/11

 

1.5-3

Në mikrozona më të ngrohta të kësaj zone, vjelja mund të vazhdojë 5-10 ditë më vonë

Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?

Dendësia e mbjelljes së kungullit në fushë të hapur varet nga kushtet klimatike të zonës, nga kultivari apo hibridi që mbillet, shkalla e mekanizimit etj. Distancat më të rekomanduara janë: 120 x 80 cm, 100 x 100 cm dhe 100 x 80 cm me një bimë për fole, duke siguruar 1-1.25 bimë/m2. Por, nëse ka kushte për mekanizimin e kryerjes së shërbimëve, mund të mbillet 150-200 cm midis rreshtave dhe 50-80 cm midis bimëve në rresht, duke siguruar 0.63-1.3 bimë/m2. Pas mbjelljes bëhet ujitja e bollshme. Më pas, rreth bimëve shpërndahen ushqime të helmuara për luftimin e dëmtuesve si dosëza.

Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për kungullin pas mbjelljes në fushë?

  • Zëvendësimi i bimëve të dëmtuara bëhet 5-7 ditë pas mbjelljes. Si rezultat i zhvillimit të shpejtë të bimëve, në përgjithësi për kungullin e njomë të fushës, mjaftojnë 1-2 prashitje mekanike ose një spërkatje me herbicide për luftimin e barërave të këqija. Rreth bimëve, sidomos kur ka infeksion nga barërat e këqija, bëhen dhe 1-2 prashitje të lehta.
  • Ujitjet preferohen të kryhen të lokalizuara ose me brazda.
  • Vlaga në tokë duhet të jetë gjithmonë rreth 70-80% të aftësisë ujëmbajtëse të tokës.
  • Plehërimi. Para mbjelljes së farës ose fidanëve në fushë, gjatë përgatitjes së oxhakëve, bashkë me plehun organik, në tokë hidhen dhe këto sasi plehrash kimike(kg/ha lëndë vepruese): Azot (N) 20-40kg, fosfor(P2O5), 50-70kg, potas(K2O) 100-120 dhe magnez(MgO) 30-40kg. Gjatë periudhës bimore, në fillim të vjeljes, në varësi të gjendjes së bimëve bashkë me ujitjen ose në prashitje, hidhen: 70-100kg/ha N dhe 60-100kg/ha K2O të ndara në 2-3 duar. Për kungullin është shumë e rëndësishme të mos mungojnë mikroelementët molibden, bor, mangan, hekur, bakër, kalcium etj. Kur ka mungesë të tyre, ndërhyhet me plehërim gjethor ose ujor.
  • Pastrimi i gjetheve. Është mirë, pasi ndikon në rritjen e prodhimit të kungullit, pastrimi i gjetheve të bazës.
  • Përmirësimi i kushteve për lidhjen e frutave. Megjithëse lulëzimi i kungullit të njomë në fushë të hapur përkon me periudhën e fluturimit masiv të bletëve, në rast se në ngastra ka mungesë bletësh afrohen 3-4 koshere për ha. Kjo masë rrit prodhimin e kungullit të njomë në masën 190-240%.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sëmundjet e kungullit, parandalimin dhe luftimin e tyre. 

Data e publikimit: 30/12/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?

Cila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë