Si ta parandalojmë dhe luftojmë nematodën parazitare në perime?




                                                                            REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Nematoda e nyjes rrënjore shkaktohet nga Meloidogyne (Incognita, Javanica, Arenaria), një parazit i ngjashëm me krimbin e rrumbullakët. 

Nematoda parazitare prek kryesisht kulturat e domates, specit, kastravecit, kungullit, patëllxhanit, pasi janë kultura të cilat kërkojnë temperatura të larta të prodhojnë.  

Prekja nga nematodat parazitare është më e shpejtë në temperaturat mbi 23°C. Kulturat e tjera, të cilat kërkojnë temperaturë më të ftohtë, si karrota, patatja dhe perimet e tjera të pranverës, preken më pak nga ky parazit. 
Duke qenëse nematoda parazitare është sëmundje e tokës, ajo nuk bën diferencë midis kulturave të serrës apo ato të fushës.

  • Nematoda parazitare parandalohet kur: Zgjidhni varietete rezistente ndaj kësaj sëmundjeje;
  • Përdorimi i nënshartesave –  rrisin rezistencën nga ky fenomen;
  • Dezinfektimi i tuneleve plastike në fund të çdo prodhimi me anë të solarizimit të serrës;
  • Mbajtja pastër e serrës nga barërat e këqija;

KINI PARASYSH! KUR TEMPERATURAT E TOKËS KALOJNË 28°C, RREZIKU PËR PREKJEN NGA NEMATODA RRITET, PRANDAJ BIMËT NUK KANË REZISTENCË TË LARTË NDAJ KËSAJ SËMUNDJEJE!

Simptomat e kësaj sëmundje janë:

  • Djegie, rrudhosje dhe ç’ngjyrosje e lehtë e bimëve të prekura;
  • Pjesa e poshtme e gjetheve të bimës mund të marrë një ngjyrim të purpurt ose vjollcë; 
  • Rrënjë të deformuara dhe me nyje lehtësisht të dallueshme.

Kjo sëmundje dëmton sistemin rrënjor të bimës. Pra, bima nuk arrin të thithë ushqimin e nevojshëm që të jetë e shëndetshme. Nëse ky parazit nuk luftohet, çon deri në tharje të bimës.

Për ta parandaluar ose luftuar Nematodën parazitare, mund të përdorim këto metoda:

Metoda parandaluese:

  • Përdorimi i nënshartesave dhe varieteteve rezistente;
  • Përgatitja sa më e mirë e tokës, si dhe dezinfektimi pas çdo fund sezoni;
  • Ne sugjerojmë edhe përdorimin e nematodave beneficiale. Ato shërbejnë si grabitqarë natyralë për nematodën. Dhe më e rëndësishmja është një metodë biologjike e luftimit të sëmundjes, duke MOS lënë mbetje tek bima. Ky trajtim sugjerohet të përdoret që në fazat e para të mbjelljes.

KUJDES! Përdorimi i varieteteve rezistente është i rëndësishëm. Ato janë një nga masat më efikase të parandalimit të këtij infeksioni. 

Metoda luftuese:

  • Përdorimi i produkteve me lëndë aktive fluopyram, me spërkatje njëherë në tre ditë për domaten. Maksimumi i aplikimeve është tre herë. Doza e sugjeruar është 37-62 ml për 200 deri në 600 litra ujë.
  • Abamectin, 150-200 ml për 1000 m² me acid humik, 100 ml për 1000 m² çdo 15 ditë.

Këto trajtime mund të bëhen në momentin kur dyshojmë se kemi nematodë në tokë. Fermeri mund të bëjë një test fare të thjeshtë tek bima, në të cilën dyshon se ka nematodë. Ai mund të gërmojë me dorë ose lopatë dhe të kontrollojë rrënjët për nyjet karakterizuese të nematodës. Në këtë rast, fermeri duhet të fillojë patjetër trajtimin kundër infeksionit. 

Data e publikimit: 27/04/2023


Lini një koment


Komente të mëparshme
parandalimi i tenjes se domates

-marie


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?

Cila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë