Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Kultivarët më të përhapur në Pellgun e Mesdheut dhe tek ne janë:
REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË NENË, DUHET TË KETË PARASYSH KËTO VEÇORI TË TIJ:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Nenës?
Cilët afate mbjelljeje rekomandohen në fushë?
Nena mbillet direkt me farë. Për të patur prodhim të plotë këshillohet të mbillet herët në pranverë sapo të lejojnë kushtet e motit. Në varësi të kushteve klimatike të zonës së kultivimit nena mund të mbillet në fushë, nga 10 marsi deri më 10 maj.
Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?
Mbjellja bëhet në vllaja, me shpërndarje të farës në rreshta me largësi midis tyre 30-40 cm për nenën e caktuar për vjelje me gjethe dhe 15-30 cm për nenën e kultivuar për vjelje të njëhershme.
Thellësia e mbjelljes 3-5 cm. Sasia e farës së nevojshme është 1-1.5 g/m². Bimët mbijnë pas 7-12 ditë. Pas mbjelljes është shumë me rëndësi që toka e mbjellë të mbahet e butë dhe e freskët, deri në mbirje të plotë.
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për nenën në fushë?
Rrallimi i bimëve. Pas mbirjes, në varësi të mënyrës së kultivimit, për vjelje të njëhershme ose të shumëhershme (vjelje duar duar të gjetheve), bëhet rrallimi i bimëve.
Shërbimi agroteknik më i rëndësishëm, krahas plehërimit dhe ujitjes, është luftimi i barërave të këqija. Barërat e këqija mund të luftohen me shkulje me dorë (në sipërfaqe të vogla) ose prashitje, duke filluar dy-tre javë pas mbirjes së farës.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sëmundjet dhe dëmtuesit e nenës, parandalimin dhe luftimin e tyre.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumëCila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?
Lexo më shumëCilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?
Lexo më shumëHiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumë