VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I LAKRËS SË BRUKSELIT




Cila është struktura varietore e rekomanduar? Kultivarët dhe hibridet e lakrës së Brukselit më të përshtatshëm për kultivim tek ne janë:

  • Për prodhim të hershëm (vjeshtor) Colonne F1, Akropolis F1, Dolmic F1, Riga F1
  • Për prodhim të mesëm (vjeshtoro-dimëror) Merlon F1, Fermesse F1, Porter F1, Odessa F1
  • Për prodhim të vonë (dimëroro-pranverorë) Estate F1, Fortress F1, Pantera F1, Anagor

REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË LAKËR BRUKSELI, DUHET TË KETË PARASYSH KËTA VEÇORI TË KËSAJ BIME:

  • Teprica e plehërimit me azot ka ndikim negativ në cilësinë e prodhimit.
  • Në mjedis me lagështi ajrore të ulët, “kokat” bëhen më pak kompakte.
  • Periudha me klimë të freskët është e domosdoshme për të prodhuar “koka” kompakte dhe me shije të mirë duke qenë një bimë e klimës së ftohtë dhe kërkesat për klimë janë të pakta.
  • Duhet të mënjanohet kalendari i prodhimit në muajt e nxehtë të viti t(korrik-gusht), sepse prodhimi i marrë në këtë periudhë mund të jetë me cilësi të dobët.

Si bëhet përgatitja e fidanit për mbjellje?

  • Lakra e Brukselit mund të mbillet drejpërdrejtë me farë ose me fidanë të parapërgatitur.
  • Fidanët mund të përgatiten në vllaja tradicionale ose në tava polisteroli. Në vllajat tradicionale, me gjerësi 1.0-1.2 m dhe gjatësi sipas kushteve, mbjellja bëhet duke përdorur 2.5-3.5 gram farë/m2. Nga çdo m2 farishte, sigurohen 350-400 fidanë të shëndetshëm.
  • Për të mbjellë një dynym lakër Brukseli në fushë, është e nevojshme përgatitja e 13-15 m2 farishte dhe nevojiten rreth 40-50 g farë me fuqi dhe energji të lartë mbirëse.
  • Koha e nevojshme për përgatitjen e fidanit, në varësi të periudhës së përgatitjes, është 30-50 ditë.
  • Fidanët janë të gatshëm për tu mbjellë në fushë, kur të kenë formuar 4-6 gjethe të vërteta dhe gjatësi 15-20 cm.

Çfarë shërbimesh kryhen në farishte ?

  • Ujitjet, në fazën fillestare, deri në mbirje bëhen në formë shiu. Më vonë bëhen me rrjedhje të lirë me kujdes që të mos gërryejmë tokën dhe mos dëmtojmë fidanët. Ujitjet kryhen sa herë ka nevojë bima, në çdo 3-5 ditë.
  • Harrja e barishteve të këqija dhe plehërimet plotësuese me nitrat amoni(3-4 plehërime), janë shumë të rëndësishme për prodhimin e fidanëve cilësorë, ku i pari bëhet 15 ditë pas mbirjes dhe të tjerët në çdo dy javë.

Cilët afate rekomandohen për mbjelljen e fidanëve të lakrës së Brukselit në fushë? Mbjellja e fidanëve të lakrës së Brukselit, në zonën me klimë të të butë, bëhet në disa duar;

  • Mbillet në qershor-korrik, për të marrë prodhim të vonshëm, në vjeshtë dhe dimër.
  • Mbillet në gusht-shtator për të marrë prodhim në muajt e vonë të dimrit, gjatë pranverës dhe fillimi i verës.
  • Mbillet në maj-qershor për të marrë prodhim të hershëm në vjeshtë. Fidanët e përzgjedhur banjëzohen dhe mbillen brenda ditës.

Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?

  • Distancat më të rekomanduara në varësi të kultivarëve janë: 60-70 cm x 30-40-50 cm duke siguruar 2.5-7 mijë bimë/dynym.
  • Dendësia më e madhe mund të realizohet për kultivarët e hershëm, të cilët zhvillojnë masë bimore më të vogël.
  • Mbjelljet me dendësi shumë të madhe rritin prodhimin e patregtueshëm.
  • Në praktikë përdoren largësitë 70x40-50 cm dhe më rrallë 70x30 cm.
  • Për vjelje të mekanizuar dhe kultivarë për prodhim industrial, zbatohen mbjellje me dendësi më të mëdha.
  • Mbjellja e fidanëve të lakrës së Brukselit në tokë bëhet me dorë(me kunj) dhe me makina mbjellëse të posaçme. Në varësi të tipit të tokës dhe gjendjes së saj, 1-2 ditë para mbjelljes, bëhet paraujitja e ngastrës duke futur ujin në brazda. Mbjellja e fidanëve këshillohet të bëhet herët në mëngjes ose pasdite vonë, në orët më pak të nxehta të ditës.
  • Menjëherë pas mbjelljes kryhet përsëri ujitja, për të siguruar zënie sa më të mirë të fidanëve.

Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për lakrën e Brukselit pas mbjelljes në fushë? Shërbimet kulturale më të rëndësishme janë:

  • Ujitja, plehërimi, heqja e barërave të këqija, luftimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve.
  • Masë teknike me interes është mbathja e bimëve.
  • Krasitja e bimëve konsiston në prerjen e majës rritëse të bimës, heqje të sytheve kokëformuese, në pjesën e sipërme të kërcellit dhe rrallim të “kokave” kur rreth 50% e ‘’kokave” të bazës kanë arritur diametrin 12-14 mm.
  • Pastrimi i gjetheve të bimëve, për të nxitur rritjen e cilësisë së ”kokave” dhe lehtësuar vjeljen e tyre.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sëmundjet dhe dëmtuesit e lakrës së Brukselit, parandalimin dhe luftimin e tyre. 

Data e publikimit: 09/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?

Cila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë