REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Në lidhje me strukturën varietore në Shqipëri ka shumë ekoitipe, të cilët përdoren për prodhim qepësh të thata dhe të njoma. Më të përmendurat për prodhimin e qepës së thatë janë: Qepa e Mirasit; Qepa e Kuqe e Dishnicës; Qepa e Benjës; Qepa e Rehovës; Qepa e Linit; Qepa e Peshkopisë; Qepa e Drishtit; si dhe hibridë të huaja të cilat duhen testuar. Më të përmendurat për prodhimin e qepës së njomë janë: Pjata e Majit, Sukthi, etj. Edhe për këtë destinacion kanë hyrë kultivarë të huaj.
REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË QEPË, DUHET TË KETË PARASYSH:
Si bëhet përgatitja e qepujkës e gatshme për mbjellje?
Përdoret 8-10 gr/m2 farë. Mbas hedhjes së farës ajo mbulohet me një shtresë dherishte të situr mirë me përqindje të lartë plehu organik të kalbur mirë dhe të imët në trashësinë rreth 1-1.5 cm. Më i miri në këtë rast është plehu i bagëtive të imëta. Mbas mbulimit me shtresën e plehut, bëhet ngjeshja e lehtë dhe ujitja në formë shiu. Mbas mbjelljes dhe para mbirjes mund të bëjmë spërkatjen e vllajave me preparat kimik për të luftuar barërat e këqija. Gjatë periudhës bimore, në varësi të kushteve të motit, kryhen disa ujitje. Bëhen gjithashtu dhe 3-4 plehërime me nitrat amoni.
Plehërim i i parë bëhet dy javë pas mbirjes, ndërsa të tjerët në çdo 15 ditë. Nga fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit kërcelli zbutet, gjethet fillojnë të thahen dhe bulbi i qepës ka marrë formën dhe ngjyrën karakteristike të llojit. Në këtë kohë qepujkat shkulen menjëherë, vendosen në gjatësinë e vllajës ku lihen për tu tharë , rreth një javë duke i mbuluar bulbat me gjethet.
Mbasi janë tharë mirë, çohen në magazinë ku bëhet përzgjedhja dhe kalibrimi i tyre, sipas madhësisë dhe vendosen në mjedis për ruajtje. Temperatura më e përshtatshme për ruajtje është nga -1°C deri në 1°C ose mbi 15°C.
Si bëhet përgatitja e fidanit për mbjellje?
Prodhimi i fidanit përgatitet në të njëjtat procedura si ajo e qepujkës, veçse për prodhimin e fidanit nevojiten rreth 60 ditë dhe fidani i gatshëm për mbjellje duhet të jetë në trashësinë e një lapsi.
Në cilët afate rekomandohen mbjellja në fushë?
Fidanët, para se të mbillen në fushë bëhet përzgjedhja e tyre, duke përzgjedhur fidanët më të mirë që plotësojnë standartet. Fidanët e përzgjedhur banjëzohen dhe mbillen brenda ditës.
Në varësi të zonave të kultivimit, mbillen;
Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?
Mbjellja e qepujkës dhe e fidanit në fushë bëhet në rreshta 15-20 cm ndërmjet tyre, ndërsa në mes bimëve në rreshta duhet të jetë 10-12 cm. Nëpërmjet këtyre distancave duhet të sigurohen rreth 50 mijë bimë për dynym. Mbjellja e fidanëve të qepës në tokë bëhet me dorë (me kunj) dhe me makina mbjellëse të posaçme.
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për qepën pas mbjelljes në fushë?
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sëmundjet dhe dëmtuesit e qepës, parandalimin dhe luftimin e tyre.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumëCila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?
Lexo më shumëCilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?
Lexo më shumëHiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumë