REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Kultivarët dhe hibridet e asparagut më të përshtatshëm për kultivim në vendet e mesdheut dhe tek ne janë:
Kultivarë të bardhë:
Kultivarë të gjelbër:
REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË ASPARAG, DUHET TË KETË PARASYSH KËTO VEÇORI TË TIJ:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Asparagut?
Teknika e kultivimit të asparagut është tepër e veçantë nga ajo e bimëve të tjera perimore. Për vetë natyrën e tij ai mund të kultivohet në tokë ose jashtë toke (në arka, bankina betoni ose rrjete, që ndërtohen mbi tokë, me gjerësi 1.2-1.4 m, lartësi 0.8 m dhe gjatësi të ndryshme, të cilat mbushen me torfë dhe dherishte të shkrifët).
Si bëhet përgatitja e “fidanëve” të asparagut?
Plehërohet toka me 80-100 kv pleh organik të kalbur mirë dhe menjëherë kryhet punimi i parë në thellësi mbi 40 cm, në përputhje me periudhën e mbjelljes, kryhen punime përgatitore, gjatë të cilave hidhen plehrat e planifikuar dhe kryhen trajtime për luftimin e barërave të këqija.
Pastaj ndahet ajo në vllaja të larta me gjerësi 1.2 m. Midis vllajave lihet një rrugë me gjerësi 40-60 cm, e cila nevojitet për lëvizjen e punëtorëve të shërbimit të bimëve. Më pas bëhet mbjellja e farës në vija me thellësi 4-6 cm dhe largësi midis tyre 25-30 cm. Pas mbjelljes së farës, herët në pranverë, bëhet mbulimi i saj me 2-3 cm dherishte dhe ujitet sistematikisht.
Farërat e asparagut mbijnë 4-6 javë pas mbjelljes. Për çdo dynym farishte nevojiten 300-400 g farë. Pas mbirjes vijohet me shërbime si rrallimi, ujitja, plehërimi, prashitjet shkrifëruese, mbushja me pleh organik të kalbur, luftimi i barërave të këqija, sëmundjeve dhe dëmtuesve.
Rrallimi kryhet kur pas mbirjes bimëzat të kenë arritur lartësinë 7-8 cm, duke i lënë ato 10-15 cm larg njëra-tjetrës. Vijohet me mbushjen e bimëve me pleh organik të kalbur mirë dhe ujitjet e tyre.
Fidanishtja e përgatitur në këtë mënyrë prodhon bimë të shëndetshme. Në muajin shtator nga secila bimë janë formuar mesatarisht 3-5 lastarë me lartësi 50-70 cm dhe me sistem rrënjor të zhvilluar mirë.
Në muajin tetor, kur kërcejtë zverdhen, priten 2-3 cm mbi sipërfaqen e tokës dhe pas kësaj, me prashitje, mbulohen me 5-6 cm dhe të shkrifët. Në këtë mënyrë fidanët futen në dimërim. Gjatë dimrit merren masa për kullimin e mirë të tokës së farishtes.
Në pranverën e vitit pasardhës, zakonisht në fund të muajit mars e në prill, “fidanët” ose “këmbëzat”, janë të gatshëm për tu mbjellë në vendin e përhershëm. Por mund të lihen dhe në farishte, duke iu kryer shërbimet e duhura dhe të mbillen në vendin e përhershëm në vjeshtë.
“Fidanët” shkulen, pastrohen nga dherat, pjesët e thata e të dëmtuara, përzgjidhen, thahen paksa në diell e më pas dezinfektohen. Pas kësaj, vendosen në arka ose thasë dhe dërgohen në ngastrën e përcaktuar dhe të përgatitur për mbjellje të asparagut. Mbjellja mund të kryhet edhe me fidanë të prodhuar në vllaja ose në tava polisteroli.
Mbjellja në vendin e përhershëm
Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?
Mbjellja është e thjeshtë. Në gjatësi të brazdës, në fundin e saj, vendosen “këmbëzat” në largësi 40-50 cm, duke siguruar një dendësi prej 1.5-2 bimë/m². Pas kësaj bëhet mbulimi me një shtresë të hollë 5-7 cm dherishteje e mbi këtë shtresë po të hollë me pleh organik të kalbur mirë, e cila pasohet po nga një shtresë dheu të shkrifët, duke krijuar një mbulesë 12-15 cm.
Pas mbjelljes është mirë që, afër çdo bime, të vendoset nga një hu për lidhjen e bimëve të reja, gjatë vitit të parë e të dytë.
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për asparagun në fushë ?
Në vjeshtë kur sapo të kenë rënë brymat e para, bimët zbulohen plotësht pa dëmtuar rizomat, pastaj kërcejtë priten në lartësi 8-10 cm mbi sipërfaqen e tokës. Mbeturinat bimore, këtë vit e më vonë , largohen nga ngastra dhe toka plehërohet e prashitet duke bërë njëkohësisht mbulimin në formë kurrizi të bimëve në rresht. Në këtë mënyrë ato kalojnë dimrin.
CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E ASPARAGUT NË FUSHË TË HAPUR?
Asparagu, gjatë periudhës së kultivimit, dëmtohet nga një numër sëmundjesh e dëmtuesish.
Pse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit ?
Fuzariozat (Fusarium oxysporum asparagi)
Rizoktonia (Rhizoktonia violaceae)
Ndryshku (Puccinia asparagi)
Tripset (Trips tabaci)
VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË ASPARAGUT
Rregullisht asparagu fillon të prodhojënë vitin e katërt. Periudha e vjeljes është midis marsit dhe korrikut. Mund të shtyhet deri në vjeshtë me masa teknike plotësuese. Ajo mund të kryhet në çdo 1-3-5 ditore, në varësi të stinës, kultivarit, mënyrës së kultivimit dhe kërkesave të tregut. Madje në asparagët për prodhim kërcejsh të bardhë, vjelja kryhet dy herë në ditë. Kur majat e kërcejve sapo të kenë nxjerrë majën rritëse mbi kurorën e kurrizit, me një prerës në formë prashajke zbulohen dhe priten në fund. Pastaj grumbullohet përsëri dheu i larguar dhe mbulohet në formë kurrizi. Gjatë një viti prodhimi një bimë asparagu mund të prodhojë 25-30 kërcej.
Në periudhën, nga viti i tretë, deri në vitin e shtatë-tetë, prodhimtaria e asparagut rritet gradualisht dhe arrin pikun midis viteve gjashtë deri dhjetë. Pas vitit të dhjetë prodhimtaria fillon e ulet. Në vitin e parë të prodhimit rendimenti luhatet aty rreth 5-6 kv/dyn. Më shumë kërcej, për bimë merren nga bimët mashkullore se ato femërore.
Kërcejtë e bimëve mashkullore janë më të hollë e më pak cilësorë, kurse ato të bimëve femërore më të pakët në numër, por më të trashë e më cilësorë. Pas vjeljes kërcejtë transportohen në magazina, ku përzgjidhen, lidhen në tufa, u priten pjesët e fundit dhe ambalazhohen në arka 5-6 kg.
Nëse prodhimi i vjelë nuk mund të konsumohet i gjithë, gjatë periudhës së vjeljes, ai vendoset në ruajtje, në kushte të kontrolluara, me ajrim, me temperaturë 2-3°C dhe lagështi relative ajrore 90-95%.
Ajri i kondicionuar dhe ftohja, në 1-3°C dhe lagështi relative 90-95%, jep rezultate më të mira. Kërcejtë e prekur, të përgatitur e ambalazhuar mirë, mund të ruhen deri në dy muaj.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Përse asparagu meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumë