Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Kultivarët e rilkës janë të shumtë dhe diferencohen në bazë të formës dhe gjatësisë së frutrrënjorit, të ngjyrës së tij dhe të përshtatshmërisë ndaj kultivimit në mjedise të ndryshme.
REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË RILKË, DUHET TË KETË PARASYSH KËTA VEÇORI TË SAJ:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Rilkës?
Cilët afate mbjelljeje rekomandohen në fushë?
Rilka mbillet drejtpërdrejt me farë. Për këtë qëllim toka përgatitet mirë në vllaja të sistemuara, mbi të cilat bëhet shpërndarja e farës me dorë ose mbjellja me rreshta. Rilka mund të mbillet në fushë të hapur gjatë gjithë vitit. Mbjellja bëhet me dorë në sipërfaqe të vogla ose me makinë me rreshta në sipërfaqe të mëdha.
Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?
Distancat më të rekomanduara të mbjelljes së rilkës janë në rreshta 10-15 cm. Sasia e farës së që përdoret për një dynym tokë është 0.5-2 kg, më e lartë në mbjelljet me dorë dhe më e ulët në mbjelljet me makinë me preçizion.
Dendësia e duhur luan rol të veçantë në prodhimin e rilkës (njëtrajtshmëri, cilësi frutrrënjori, mbrojtje nga sëmundjet, etj.). Ajo është në varësi të zonës së kultivimit, periudhës në të cilën bëhet kultivimi dhe të varietetit. Në përgjithësi synohet të sigurohen 200-300 bimë/m².
Një proces me rëndësi, gjatë mbjelljes, konsiderohet njëtrajtshmëria në madhësinë e farës, me qëllim që të sigurohen bimë me zhvillim të njëjtë dhe vjelje të njëkohëshme. Rezultate më të mira merren kur përdoren fara me përmasa më të mëdha. Farat nuk duhet të mbillen më thellë se 1.5-2 cm, në rast të kundërt do të kemi mbirje jo të njëjtë dhe frutrrënjorë jo të rregullt.
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për rilkën në fushë?
Rrallimi i bimëve. Në mbjelljet e rilkës me makina të thjeshta, pas mbirjes bëhet rrallimi duke i lënë ato në çdo 3-5 cm. Në rastin e mbjelljeve me makina me preçizion kjo masë agroteknike nuk ka nevojë të bëhet.
Shërbimet e tjera agroteknike konsistojnë në shkrifërimin e sipërfaqes se tokës, ujitjen ose kullimin, luftimin e barërave të këqia. Barërat e këqija mund të hiqen me mjete mekanike, me prashitje ose me dorë. Luftimi i barërave të këqija me herbicide nuk rekomadohet për rilkën duke patur parasysh ciklin e shkurtër kultural të saj.
Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit
Rilka ka periudhë të shkurtër kultivimi. Në kushte të përshtatshme kultivimi ajo nuk preket nga sëmundjet dhe dëmtuesit, kështu që kultivuesit më shumë angazhohen në masat agroteknike dhe më e rëndësishmja është përdorimi i farës së shëndetshme për mbjelljen e saj, duke eleminuar kështu preparatet kimike, gjë që e bën rilkën më të pastër kimikisht dhe më të pëlqyeshme si konsum i freskët.
VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË RILKËS
Si ndryshon mënyra e vjeljes në varësi të tipit të kultivarit, të përdorur për mbjellje dhe periudhës së kultivimit;
Frutrrënjorët shkulen me dorë, ose mjete mekanike, kur ato të kenë arritur një diametër 2-3 cm, sipas kultivarëve. Vonesa në vjelje shkakton uljen e sasisë së prodhimit, për arsye se pulpa e frutrrënjorëve bëhet e sfungjertë dhe pikante. Frutrrënjorët e rilkës normalisht tregtohen të bashkuara në tufa prej 10 copë, të cilat rreshtohen në arka 30x40 cm ose 40x60 cm.
Frutrrënjorët duhet të jenë të rrumbullakët, me diametër 2-3 cm dhe me ngjyrë të kuqe brilante. Ata duhet të kenë gjethe të shëndetshme dhe me ngjyrë të errët. Frutrrënjorët e rilkës mund të ruhen në mjedise me temperatura të kontrolluara në 1-2°C dhe me lagështirë relative të ajrit 95%.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumëCila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?
Lexo më shumëCilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?
Lexo më shumëHiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumë