VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË SALLATËS




Si duhet të bëhet vjelja e sallatës që të konsumohet e freskët?
Vlejla zakonisht duhet të bëhet në moshën 45-65 ditë pas mbjelljes së fidanit në vëndin e përhershëm. 

  • Vjelja e sallatës bëhet e njëhershme duke e prerë atë në rozetën e saj dhe kur bima të jetë e formuar plotësisht.
  • Bimët e prera vendosen nëpër arka plastike dhe dërgohen për tu pastruar dhe larë me ujë të pastër.

Në lidhje me ruajtjen, sallatat si rezultat i frymëmarrjes intensive, nuk qëndrojnë për një kohë të gjatë në ruajtje. Prandaj ato duhet të dërgohen menjëherë në treg në jo më shumë se 1-2 ditë. Nëse bimët futen në qese plastike të vrimëzuara, ato mund të ruhen nëpër dhoma frigoriferike në temperaturën 2-3°C dhe lagështirën ajrore 95-100% deri në 10-12 ditë.

Data e publikimit: 29/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?

Cila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë