SHËRBIMET AGROTEKNIKE TEK PJESHKA




Disa nga shërbimet kryesore janë punimi i tokë, ujitja plehërimi, kontrolli i sëmundjeve dhe dëmtuesve, etj.
Punimi i tokës, ujitja dhe plehërimi
Punimi i tokës. Mbajtja e shkrifet, e sipërfaqes së tokës, ndikon në ajrosjen e sistemit rrënjor, përmirësimin e ndjeshëm të kushteve  mikrobike të tokës, ruajtjen e vlagës, luftimin e barërave të këqija, etj. 

Këshilla për mirëmbajtjen e tokës  tek pjeshka:

  • Në tokat e ujitshme, tokën në mes të rreshtave punoje sa më cekët (punimet e thella dëmtojnë seriozisht sistemin rrënjor).
  • Në tokat e pa ujitshme merrni masa për luftimin e  barërave të këqija me anë të herbicideve (zhdukja e barërave te këqija mirëmban sipërfaqen e tokës duke ruajtur kështu humbjen e vlagës).

Ujitja. Ujitja ndikon në sasinë dhe cilësinë e prodhimit. Një ha pjeshkë, gjatë të gjithë periudhës së prodhimit, konsumon nga 2500 deri në 4000 m3 ujë, ose rreth 250 - 400 mm shi. Kur kjo sasi uji  nuk plotësohet me anë të reshjeve duhet të plotësohet me anë të ujitjeve. Sasia e ujit ndryshon në varësi të llojit të tokës dhe periudhës vegjetative të bimëve. Në tokat ranore ujitjet duhet të bëhen më të shpeshta por me sasi të vogla uji. Ndërsa në tokat argjilore ujitjet mund të bëhen me norma më të mëdha uji, por më të rralla.

Kur duhet të aplikohet ujitja tek pjeshka?
Ujitja te pjeshka aplikohet në ato raste kur reshjet dhe lagështia e tokës nuk janë të mjaftueshme për rritje zhvillim normal të bimës. Fazat më kritike janë pas lulëzimit, faza e lidhjes së frutave dhe në fazën e forcimit të farës (bërthamës). Ujitjet rekomandohen edhe pas vjeljes  me qëllim nxitjen e diferencimit të sythave frutore për vitin e ardhshëm. Metoda më e mirë është ajo e ujitjes me pika. Nëpërmjet saj mund të realizohet edhe sistemi i plehërimit.

Plehërimi. Në vjeshtë bëhet plehërimi bazë ku hidhen të gjitha  plehrat fosforike dhe ato potasike. Ato shpërndahen para punimit të tokës dhe përmbysen bashkë me të. Në pranverë bëhet plehërimi plotësues m plehra azotike. Rekomandohen të përdoren rreth 150-200 kg/ha lëndë aktive plehra azotike. 
Është llogaritur se për një prodhim mesatar prej 300 kv/ha duhet 120-130 kg azot, 25-30 kg fosfor dhe 120-140 kg potas. 
Azoti shërben kryesisht për zhvillimin vegjetativ dhe diferencimin e sythave frutorë për të ardhmen. 
Në kultivimin modern të pjeshkës këshillohet që në fund të verës të hidhen 25 kg l.a azot, kjo ndikon shumë në përmirësimin e drunjëzimit të sistemit rrënjor dhe nxit vegjetacionin dhe diferencimin e sythave frutore në degëza.

Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit tek pjeshka
Bimët e pjeshkës  preken nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish dhe vite të veçanta mund të shkaktojnë dëme serioze sa i përket prodhimit dhe cilësisë së frutave. 

Sëmundjet kryesore janë:
Deformusja e gjetheve (gjethe përdredhësja) është një nga sëmundjet kërpudhore më të zakonshme të pjeshkës. Përveç gjetheve infekton edhe lulet, frutat e rinj dhe lastarët e njomë. Shenjat e para shfaqen herët në pranverë në gjethet e reja. Gjethet e infektuara trashen dhe shtrembërohet. Ato marrin një ngjyrë të kuqe në të purpurtë. Më vonë ngjyra e gjethes kthehet në të agjentë ose gri. Gjethet përfundimisht thahen dhe bien, pema dobësohet, prodhimi bie dhe cilësia e tij prishet. E bën bimët të prekshme nga shumë sëmundje dhe të pa qëndrueshme ndaj dimrit.

Menaxhimi i sëmundjes: Kontrollohet në mënyrë efektive kur aplikohet një fungicid i përshtatshme. Koha e spërkatjes është shumë e rëndësishme. Spërkatja duhet të aplikohet gjatë rënies së gjetheve ose në fund të dimrit para fryrjes së sythave. Daconili jep efekte shumë të mira.

Hiri është sëmundje kërpudhoreprek gjethet e reja, filizat e njome dhe frutat. Në fruta sëmundja shfaqet në formë njollash të rrumbullakëta. Përfundimisht cipa e frutit bëhet si lëkurë e fortë, merr ngjyrë kafe dhe mund të plasaritet. Sëmundje kontrollohet lehtë me fungicide me bazë squfuri.

Kalbëzimi gri i frutave Është sëmundje kërpudhore që prek frutat, degëzat dhe lulet. Dëmton te gjitha pjesët e lules dhe lulet ose bien ose mbeten të bashkangjitura në degëzat. Frutat, kalben, tkurren dhe  më në fund fruta ngurtësohet dhe mumifikohet në pemë. Periudhat me lagështi dhe tempertaura 15o C e favorizojnë shumë sëmundjen. Zakonisht, infeksioni nuk ndodh në mot të thatë. 

Menaxhimi i sëmundjes: Masat agroteknike  janë të rëndësishme për të zvogëluar shkallën e infeksionit. Degët e thyera dhe të sëmurë krasiten dhe digjen. Gjithashtu, frutat e tharë  në pemë dhe të rënë në tokë duhet të mblidhen dhe asgjësohen. Për pemëtore  më të mëdha, mund të kryhet punimi  i thellë për të groposur frutat e mumifikuar (të thara në degë).  Ajrosja e bimës me krasitje e rrallime, kur kurora është shumë e dendur, është një masë e efektshme. Nuk ka kultivarë rezistentë ndaj kalbëzimit gri. 

Përdorimi i fungicideve. Fungicidet mund të aplikohen  gjatë fazave të ndryshme të zhvillimit, siç janë, periudha e qetësisë, shpërthimi i sythave (çelja e sythave)  dhe para lulëzimit. Gjatë fazës së qetësisë, përdoren fungicidet mbrojtëse me bazë bakri. Ndërsa fungicidet kuruese, zakonisht, përdoren për të kontrolluar sëmundjen gjatë lulëzimit. Mos bëni më shumë se 3-4 aplikime me  fungicide kurative (sepse sëmundja krijon imunitet). Konsultohuni me specialistin tuaj të zonës për përdorimin e një fungicidi sa më efektiv. 

Dëmtuesit më kryesorë të pjeshkës mund të përmendim:
Nga insektet më të dëmshëm janë afide, breshkëzat, miza e frutave, etj. Për luftimin e tyre përdoret metoda kimike dhe kryesisht përdoren preparate të sistemit (fosfororganikët). Për llojin e pesticidit dhe dozën e përdorimit konsultohu me specialistin dhe fitofarmacistin e zonës tuaj. 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Vjeljen e prodhimit

Data e publikimit: 17/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?

Cila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë