Tunelet e përkohshëm janë mjeti më i përshtatshëm për prodhimin e hershëm të shalqirit dhe të bostanoreve të tjera si pjepri, kungulli, etj.
Çfarë përfiton fermeri me këtë mënyrë kultivimi të bostanoreve? Përkundrejt një investimi relativisht të vogël, tunelet e përkohshëm mundësojnë:
Fillimin e vjeljes rreth dy javë më herët
Rendiment të kënaqshëm dhe të ardhura më të larta krahasur me prodhimin e zakonshëm në fushë të hapur.
Prodhimi i shalqirit në tunelet e përkohshëm realizohet nëpërmjet etapave që përshkruhen më poshtë:
Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanëve të shalqirit?
Zhvillimi i sistemit rrënjor të shalqirit pengohet nga shtresat e kompaktësuara që mund të formohen në thellësi të tokës. Për këtë arësye, bëni punime të thella të tokës.
Pas punimeve përgatitore të tokës, bëhet piketimi i gropave në distancat 1.2 x 0.8 m. Më pas bëhet përgatitja e oxhaqeve nëpër piketat e vëna duke hedhur për çdo oxhak rreth 2 lopata pleh organik të kalbur mirë (rreth 1.8 - 2.5 kg).
Për çdo oxhak duhet të hidhen edhe 25-30 gr DAP (ose plehëra të tjera ekuivalente) dhe diazinon rreth 4 - 5 gr ose Pison me lëndë aktive chlorpyriphos, me qëllim që të luftohen krimbat tel ose dëmtues të tjerë. Këto përzihen mirë me dheun dhe lihen kështu për 3 - 5 ditë me qëllim që të ngrohen.
Më pas bëhet piketimi dhe vendosja e harqeve për të vendosur mbulesat plastike. Harqet e përdorura mund të jenë plastike ose druri, më gjatësi 1.5 - 2 m dhe me diametër 2.5 - 3.5cm.
Harqet vendosen në çdo 1-1.3 m largësi duke i lidhur mirë me tel ose material tjetër lidhës me qëllim që të mos lëvizin pas vendosjes së mbulesës plastike.
Pas përgatitjes së gropave dhe vendosjes së harqeve, vendoset tubi i ujitjes me pika dhe polietileni i zi i mulçërimit, i cili fiksohet sa më mirë në tokë, duke i hedhur dhè anash.
Në drejtim të oxhaqeve hapen vrimat dhe vendosen kubikët me fidanat e zhvilluara mirë. Vendosja e kubikut në oxhak bëhet pasi bimët të jenë të trajtuara me ridomil 0.2% ose ndonjë preparat tjetër.
Kubiku vendoset duke lënë pa mbuluar me dhe pjesën e sipërme në lartësinë 1.5 - 2 cm mbi sipërfaqen e tokës. Për çdo oxhak duhet të vendosen dy bimë. Pastaj bëhet ujitja rreth 2 litra për oxhak, me qëllim që rrënjët e bimëve të lidhen mirë dhe pa humbur kohë me tokën. Në varësi të pjerrësisë së terrenit dhe të orientimit gjeografik të parcelës ndërtoni vllajat e ngritura, 15-20 cm të larta dhe 0.6-0.8 m të gjëra. Vllajat ndërtohen 2.5-3 m larg njëra tjetrës.
Përgjatë vllajave në qendër të tyre shtrihen tubat e sistemit të ujitjes me pika dhe më pas mbulohen me polietilen me ngjyrë të errët, duke e tendosur mirë dhe mbuluar në të dy anët me dhè.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi mbjelljen e fidanëve dhe përkujdesjen ndaj bimëve të shalqirit në tunel
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.