TEKNOLOGJIA E NGRITJES SË PEMËTORES SË MOLLËS




                                                                                    REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Ngritja e pemëtoreve të reja është një investim me vlera të mëdha dhe gabimi më i vogël në fillim është me kosto të lartë dhe i pa korrigjueshëm më vonë. Ju duhet të njihni:

  • Kushtet natyrore, klimën, relievin, tokën;
  • Kushtet e ujitjes;
  • Kushtet e transportit;
  • Kërkesat e tregut (destinacioni për konsum të freskët apo të përpunuar);
  • Fuqia punëtore e nevojshme, etj.

Si fillon puna për ngritjen e pemëtores? Sistemimi sipërfaqësor dhe disiplinimi i ujërave. Si të sistemoni tokën?

  • Në tokat e sheshta me pjerrësi natyrale nga 0-5°, thjesht bëni nivelimin sipërfaqësor.
  • Në tokat me pjerrësi natyrale nga 5 – 12°, bëni sistemin e tokës me tarraca me ulje graduale.
  • Në tokat me pjerrësi natyrale të mëdha 12 – 25° bëj tarracimin, ndërtimin e mezhdave të dheut, prita me mure guri të thatë, gardhe druri paralel me izoipset e tokës. Këto do të mbrojnë tokën tuaj nga erozioni (gërryerja).

Disiplinimi i ujërave: Molla është shumë e ndjeshme ndaj tepricës së lagështirës në tokë. Prandaj merr masa për disiplinimin dhe sistemimin e ujërave sipërfaqësore e ato nëntokësore. Kontrollo e sistemo rrjetin e kanaleve kullues për të larguar ujërat e tepërta të reshjeve dhe uljen e nivelit të ujërave nëntokësore në thellësinë më poshtë se 1.5 m.

Punimi i tokës dhe plehërimi bazë.
Punimi qilizmë bëhet në thellësinë 70-120 cm. Koha më e mirë e punimit qilizmë të tokës është stina e verës (konkretisht muajt Korrik e Gusht). Kur planifikoni të mbillni një pemëtore me nënshartesa vegjetative nuk këshillohet të bëhen punime të thella (sepse ato nuk zhvillojnë sistem rrënjor më shumë se 50 cm thellësi).
Plehërimi bazë: Në plehërim rekomandohen të hidhen: 500 - 600 kv/ha pleh organik, 80 - 100 kg/ha lëndë aktive P2O5, dhe 40 - 50 kg/ha lëndë aktive K2O kryesisht në formën e sulfatit të potasit. Përdor sulfatin e hekurit në tokat gëlqerore që janë të varfra në hekur. 

Distancat e mbjelljeve
Distancat e mbjelljeve bazohen në llojin e kultivarit, nënshartesën, relievin e tokës, pjelloria e tokës, agroteknika, niveli i mekanizimit, etj.

NënshartesaNë toka të pjerrëtaNë toka të sheshta
Në mes rreshtaveBrenda rreshtitNr. i bimëve për 1000 m²Në mes rreshtaveBrenda rreshtitNr. i bimëve për 1000 m²
Mollë mbi nënshartesë molle të egër6-76-7227,57,518
Mollë mbi nënshartesë vegjetative421253,51,5190

Sot tentohet në rritjen e numrit të bimëve për njësi të sipërfaqes dhe mbajtja e formave të detyruara dhe të ulëta të kurorës. Ky lloj kultivimi siguron përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e rendimentit. Ulja e kurorës rrit mundësinë e vjeljes me dorë (kur destinohen për konsum të freskët) dhe atë të mekanizuar (kur destinohen për përpunim industrial).

 

Cilësia e  fidanit, përgatitja e tij për mbjellje dhe mbjellja.

Mundësisht siguroni fidan të cilësisë së parë. Ai duhet të plotësojë këto kritere:

  • Fidani të jetë me nënshartesë vegjetative të njohur
  • Lartësia e fidanit të jetë mbi 120 cm
  • Trashësia, 5 cm mbi pikën e shartimit, të jetë 18 mm
  • Sistemi rrënjor të jetë xhufkor dhe me zhvillim të mirë
  • Gjatësia e copës së nënshartesës të jetë 30-40 cm i gjatë
  • Fidani të jetë i drejtë dhe kurorë të pa formuar
  • Fidani të jetë i pa prerë (pincuar) në majë
  • Të jetë i pajisur me certifikatën fito sanitare

Ne etiketë vendosen; lloji, kultivari, nënshartesa, kategoria, sasia e fidanëve në tufë, emri i prodhuesit, standardi, etj.
Përgatitja e fidanit për mbjellje: Sistemi rrënjor shkurtohet deri në 25 cm gjatësi. Fidanët futen në ujë të rrjedhshëm, një ditë para mbjelljes, për 15-20 orë me qëllim që ato të marrin sasinë e ujit që kanë humbur gjatë kohës së ruajtjes/shtratifikimit, apo transportit të tyre. Trupi dhe rrënjët e fidanit, para mbjelljes, është mirë të dezinfektohen me lëng bordolez 1%.
Pika e shartimit vendoset rreth 15 cm mbi sipërfaqen e tokës. Ngjishet fidani në tokë që të krijohet një kontakt sa më i mirë i rrënjës me dheun për të siguruar një zënie sa më të lartë. Vendos një mbështetëse/hu për të mbajtur sa më drejt fidanin. Vendose fidanin në thellësinë që ka qenë në fidanishte dhe pikat e shartimit të fidanëve të jenë në një lartësi (siguron uniformitetin e pemëtores tuaj). Koha më e përshtatshme për mbjellje janë muajt nëntor-dhjetor kur bima është në qetësinë dimërore.

Kujdes! Në rastet kur përdoren plehra organike e kimike gjatë mbjelljes, sigurohu që sistemi rrënjor të mos kontaktojë direkt me plehrat sepse kontakti i tyre me rrënjën rrezikon tharjen e fidanit.

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Format e kultivimit tek molla.

Data e publikimit: 16/12/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?

Cila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë