Aktinidja (Aktinidia deliciosa), ose emri i ndërkombëtarizuar Kiwi (Kivi) është fruti që në 35 - 40 vitet e fundit ka zgjuar interes të madh në shumë vende të botës.
Pse ka interes kultivimi i kivit?
KËRKESAT PËR KLIMËN DHE TOKËN
Shumica e llojeve të kësaj familje rriten në zona të nxehta dhe me reshje. Kivi rritet dhe jep rezultate të mira kultivimi në toka që janë afër sipërfaqeve ujore të deteve, liqeneve e lumenjve.
Faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e zhvillimin me sukses të kivit janë: temperatura, reshjet, lagështia e ajrit, drita, shpejtësia e erës dhe toka (përbërja e saj).
Temperatura: Kivi bën pjesë në grupin e bimëve që kanë kërkesa relativisht të larta për temperaturë. Shkon në atë zona ku rritet e kultivohet hardhia edhe pse ka kërkesa më të larta për temperaturë në fazën e qetësisë së plotë.
Tek kjo bimë problemin më të madh e paraqesin ngricat e vona të pranverës dhe ato të hershme të vjeshtës.
Zona bregdetare e vendit tonë plotëson kushtet më të mira sa i takon temperaturës. Kivi kultivohet në zona tipike ku kultivohet hardhia dhe pjeshka.
Nga ngricat e vona të pranverës mund të dëmtohen lastarët e rinj, ndërsa dëmtimi i lules ndodh më rrallë dhe më pak ngaqë lulëzimi është më i vonë krahasimisht me pemët tjera.
Uji dhe lagështia: Uji dhe lagështia ajrore janë faktorë kryesor të zhvillimit.
Për rritjen dhe zhvillimin e mirë të kivit është e domosdoshme një sasi e madhe e reshjeve dhe kjo me një shpërndarje sa më të drejtë gjatë gjithë vegjetacionit.
Karakteristika e kivit, me rritje të shpejtë dhe të bujshme të lastarëve, tregon se kivit i duhet një furnizim me ujë në mënyrë ritmike dhe të bollshme. Vendi ynë ka një shpërndarje të ç'rregullt të sasisë së reshjeve që bien gjatë vegjetacionit të kivit, prandaj deficitet gjatë vegjetacionit duhet të plotësohen me ujitje. Deficiti më i madh i lagështirës është në gjysmën e dytë të muajt qershor, gjatë muajt korrik dhe gusht, pra periudha nga çelja e sythave e deri në pjekjen e frutit. Mungesa e lagështirës shkakton stres fiziologjik jep “goditje” në kurbën e ecurisë vjetore të rritjes.
Sasia e tepërt e ujit dhe niveli i lartë i ujërave nëntokësore, ndikojnë negativisht në zhvillimin normal të kivit. Lagështia e lartë e shoqëruar me temperatura të ulëta, ndikojnë negativisht në procesin e pjalmimit.
Drita: Drita luan rol të madh tek kivi. Ajo ka ndikim në pjekjen dhe cilësinë e frutave.
Për kushtet e vendit tonë drita nuk paraqitet si faktor kufizues. Zonat ku kultivohet vreshti dhe pjeshka, janë zonat që kanë kushtet më optimale për dritë. Shfrytëzimi sa më i mirë i energjisë diellore varet nga shpërndarja e pemëve (forma dhe distancat e mbjelljes).
Era: Era për kivin është e dëmshme. Ajo ndikon negativisht në:
Efekti negativ i erës rritet në varësi të: fortësisë, drejtimit, shpejtësisë dhe mënyrës së fryrjes.
Toka: Tokat më të përshtatshme për kivin janë tokat e lehta në të cilat sistemi rrënjor i kivit depërton e përhapet me lehtësi.
Në vendin tonë mund të konsiderojmë toka tipike të kësaj bime, brezin e tokave aluvionale që shtrihen nga Kopliku deri në Sarandë. Gjithashtu të përshtatshme janë edhe zonat me depozitime detare.
Pjalmimi tek kivi
Kivi është bimë me sekse të ndara, pra në të kemi bimë femërore dhe bimë mashkullore. Gjatë mbjelljes duhet pasur parasysh që në pemëtore krahas bimëve femërore të mbillen edhe bimë mashkullore për të realizuar pjalmimin e bimëve femërore dhe lidhjen e frutave. Pjalmimi realizohet me anë të erës dhe insekteve ku rolin kryesor e luajnë insektet, prandaj prania e bletëve në pemëtore është e domosdoshme.
Pjalmimi i kivit është një ndër fazat kritike që ndikon në madhësinë e frutit. Rezultate të mira në madhësinë e frutit merren kur pjalmimi bëhet 1 - 3 ditë pas lulëzimit. Pjalmimi i vonë ndikon në dhënien e një fruti të vogël dhe me pak fara.
Pra, një pjalmim i shpejtë pas lulëzimit – lidhje e një numri të madh të farërave – frut i madh.
Pjalmimi me anë të bletës është shumë më efektiv se ai me anë të erës. Edhe pse lulja e kivit nuk është edhe aq e frekuentuar nga bleta ajo vizitohet prej saj në sasi dhe kohë të mjaftueshme.
Sipas përvojës në Zelandën e Re, kultivuesit e kivit mbjellin tërfil zvarritës (Trifolium rapense) përgjatë parcelës së kivit. Kjo bëhet për arsye se lulja e tërfilit është më pak e dashur për bletën. Kështu që me anë të kivit, bletës i afrohet një lule më e mirë dhe për pasojë bleta zgjedh lulen e kivit. Në disa vende, vitet e fundit, pjalmimi bëhet edhe me fuqi punëtore.
Përshkrimi i kultivarëve të bimëve femërore
Abbott: është kultivar i krijuar në Zelandën e Re dhe futet në grupin e kultivarëve me prejardhje nga Kina.
Bruno: është kultivar nga Zelanda e Re
Hayward: është ndër kultivarët më të vjetër dhe ka marrë emrin e personit i cili e seleksionoi dhe krijoj këtë kultivar. (Hayward nga Zelanda e Re)
Monty: Ky kultivar është seleksionuar në Zelandën e Re dhe u përket kultivarëve me prejardhje nga Kina..
Përshkrimi i varieteteve të bimëve pjalmuese (mashkullore)
Matua:
Tomuri:
Chico:
Kloni (tipi) M – 3:
Përgatitja e tokës për mbjellje dhe mbjellja e kivit
Gjatë mbjelljes rekomandohet që në një metër kub dherishte që do të shërbejë për mbushje të përdoren:
Në toka e sheshta është mirë që punimi të bëhet kurriz me pjerrësi 1- 2%. Distanca e kurrizeve bëhet aq sa gjerësia e rreshtave të bimëve të kivit (zakonisht 4 – 5m). Mbjellja e fidanit bëhet në mesin e kurrizit të formuar.
Distancat e mbjelljes: Largësia e mbjelljes në mes të rreshtave dhe midis bimëve është në varësi të kushteve ekologjike dhe agroteknikës që do të përdoret. Si dhe në shumë pemë frutore, edhe te kivi po kalohet në tendencën e mbjelljeve intensive, me numër të lartë bimësh për hektarë.
Kështu distancat e mbjelljes nga 4.5 x 5.5 janë reduktuar në 4 x 2 m. Sipas shumë autorëve kjo ndikon në jetëgjatësinë e pemëtores dhe në cilësinë e frutit.
Rëndësi të veçantë i kushtohet radhës së mbjelljes së bimëve mashkullore me atë femërore si dhe raportet e tyre. Autorë të ndryshëm rekomandojnë raporte të ndryshme të cilat mund të jenë: 12:1, 8:1, 6:1, 5:1 etj. Pavarësisht raporteve rëndësi ka që bimët mashkullore të vihen në radhë të drejtë. Si rregull në çdo 2 – 3 rreshta dhe në 2 - 3 – 4 bimë femra vendoset një bimë mashkull.
Mbjellja: Si në gjithë pemët frutore edhe tek kivi mirë është që orientimi i rreshtave të jetë veri – jug. Kur mbjellim disa kultivarë është mirë që ato të ndahen me parcela për të realizuar një pllenim sa më të mirë.
Për mbjellje duhet të sigurojmë fidanë të shëndetshëm. Një fidan i mirë dhe i shëndetshëm për mbjellje është një garanci për ngritjen e një pemëtoreje efektive.
Koha e mbjelljes:
Kujdes! Sistemi rrënjor asnjëherë mos të vihet në kontakt direkt me plehrat.
Gjatë mbjelljes dhe mbushjes së gropës dheu rreth fidanit ngjishet me këmbë për të krijuar një kontakt sa më të mirë të sistemit rrënjor me tokën. Pas mbjelljes në qendër të gropës vendoset një hu i cili luan rolin mbështetës deri sa bima të arrijë telin e parë të sistemit mbështetës.
Krasitja e fidanit të porsambjellë: Gjithmonë, pavarësisht kohës së mbjelljes, bëhet krasitja e fidanit të porsambjellë. Parimi është i njëllojtë me atë të hardhisë. Zakonisht fidani shkurtohet dhe lihet 2 - 3 sytha. Në përfundim të periudhës së vegjetacionit të atij viti, në kohën e krasitjes, nga tre lastarët që shpërthejnë, zgjedhim njërin më të fuqishmin dhe lidhet pas hurit mbështetës. Një tjetër shkurtohet në 2 - 3 sytha dhe lihet si rezervë, kurse të tjerët hiqen plotësisht.
Sistemi i mbështetjes: Kivi rritet si hardhia, madje në mënyrë më të bujshme. Pra për një zhvillim normal, asaj i duhet detyrimisht sistemi mbështetës.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Cilat janë format e kultivimit tek kivi
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumëCila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?
Lexo më shumëCilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?
Lexo më shumëHiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumë