Vendorigjina e bamjes është India. Në vendin tonë bamja ka hyrë në periudhën e perandorisë osmane. Kjo bimë i është përshtatur shumë mirë klimës së vendeve të Mesdheut dhe kultivohet me sukses në këto zona. Shkon mirë si në zonat fushore, ashtu edhe në zonat malore të Shqipërisë duke u mbjellë në sipërfaqe rreth 800 ha me rendiment mesatar70 kv/ha.
Përse bamja ka gjetur përhapje në vendin tonë? Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e bamjes për klimën, tokën dhe parabimën?
Bamja është bimë e klimës së ngrohtë.
REKOMANDIM!
FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË BAMJE, DUHET TË KETË PARASYSH KËTO VEÇORI TË SAJ:
a) Temperatura minimale e rritjesë shtë deri në 8°C.
b) Temperaturat më të larta se 32°C mund të shkaktojnë mospllenimin dhe rrëzimin e luleve duke dëmtuar rëndë prodhimin.
Bamja është bimë ujëdashëse.
Nevojat më të mëdha janë në fazat e parë të rritjes, sepse gjatë kësaj periudhe vazhdon rritja intensive e sistemit rrënjor. Por kjo nuk do të thotë qënë fazat e mëvonshme kjo bimë të mos ketë më nevojë, sepse mungesa e ujit bën që të pengohet lidhja e frutave të reja dhe frutet e porsa lidhura të drunjëzohen dhe të prishin cilësitë tregëtare. Prandaj prania e ujit në tokë është domosdoshmëri gjatë gjithë jetës së saj.
Në cilat toka shkon më mirë bamja?
Bamja është bimë shumë kërkuese ndaj tokës, parapëlqen toka mesatarisht të lehta, të thella, të pasura me lëndë organike, të freskëta, të kulluara mirë me ph 6-7. Nuk pëlqehen tokat e rënda, të lagëta dhe të ftohta, pasi në fazat e para të jetës nuk i rezistojnë kytyre disfavoreve. Bamja është mjaft tolerante ndaj kripëzimit të tokës.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë bamjes?
Ndaj qarkullimit të tokës, bamja nuk ka kërkesa të veçanta, përkundrazi kultivimi në të njëjtën tokë për disa vite me radhë, nuk e ul rendimentin e bamjes, por me një të metë që e varfëron shumë tokën. Kjo për arsye se përveç largimit të lëndëve ushqyese nëpërmjet frutifikimit, një sasi e konsiderueshme e lëndëve ushqyese, shkojnë në formimin e sistemit bimor dhe rrënjor, të cilat kjo bimë i merr me përmasa të mëdha dhe që në fund të vegjetacionit hidhen jashtë parcelës duke krijuar një defiçit të ndjeshëm të lëndëve ushqyese.
Për këtë arsye bamja të mbillet pas graminoreve dhe është mirë që të rikthehet në të njëjtën ngastër, jo më parë se 3-4 vjet.
Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e bamjes
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Vjelja e prodhimit të bamjes kryhet atëherë kur..
Lexo më shumëPse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit?
Lexo më shumëCila është struktura varietore e rekomanduar për bamjen?
Lexo më shumëToka duhet punuar në thellësinë 35-40cm.
Lexo më shumë