PËRGATITJA E TOKËS PËR MBJELLJEN E BAMJES NË FUSHË TË HAPUR




Punimi i tokës

  • Toka duhet punuar në thellësinë 35-40cm.
  • Numri i punimeve dhe i atyre përgatitore duhet të bëjnë që toka para mbjelljes të jetë e shkrifët e me strukturë.Për shkak të vështirësive që ka gjatë procesit të mbirjes, bamja kërkon përgatitje shumë cilësore të shtratit të mbjelles. 
  • Punimet duhet të përfundojnë të paktën 2-3 javë para mbjelljes. Frezimet ose diskimet, duhet të bëhennë 4-7 ditë para mbjelljes së farës.

Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.

Plehërimi i tokës

  • Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike 30-40 kv/dy dhe ato kimike kryesisht fosforike, potasike, por mirë është të hidhen para punimeve edhe rreth 2 kv/ha ure.
  • Është e domosdoshme që plehërimi të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës.
  • Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe rrjedhimisht bimët do të rriten dhe do të zhvillohen të shëndetshme.

Sasia dhe raporti i plehërimit 

Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek bamja ? Për çdo 100 kg prodhim bamje, nga toka bimët e bamjes tërheqin rreth 1,05 kg Azot (N) 0,25 kg Fosfor (P2O5) dhe 0.55 kg Potas (K2O). Për një prodhim prej 12-15 kv/dy bamje, përdoren;

  • 20-25 kg/dyn azot(N), prej të cilave 1/3 gjatë përgatitjes së tokës për mbjellje dhe pjesa tjetër në dy duar, gjatë periudhës së vegjetacionit.
  • Për fosforin (P2O5), janë të mjaftueshme 7-8 kg/dy P2O5.
  • Për potasin janë të mjaftueshme 15-17 kg/dy K2O.
  • Plehrat fosforikë dhe potasikë përdoren gjatë përgatitjes së tokës për mbjellje.

KUJDES! Me rëndësi për prodhimin e bamjes është përdorimi i plehut organik të dekompozuar mirë dhe plotësimi i nevojave me mikroelementë.

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për Kultivarët, Mbjelljen Dhe Kultivimin e Bamjes Në Fushë Të Hapur

Data e publikimit: 30/12/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË BAMJES

Vjelja e prodhimit të bamjes kryhet atëherë kur..

Lexo më shumë

CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E BAMJES NË FUSHË TË HAPUR

Pse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit?

Lexo më shumë

Kultivarët, Mbjellja Dhe Kultivimi I Bamjes Në Fushë Të Hapur

Cila është struktura varietore e rekomanduar për bamjen?

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të Bamjes në fushë të hapur

Përse bamja ka gjetur përhapje në vendin tonë?

Lexo më shumë