Bajamja kultivohet kryesisht për frutin e saj, për të cilin kërkesat janë në rritje. Ato janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Frutat e bajames janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të shumë organeve në trupin e njeriut. Janë shumë të shijshme, njihen si mishërim i mirëqenies së trupit dhe shëndetit. Bajamja është gjithashtu një bimë mjaltëse e mirë.
KËRKESAT PËR KLIMËN DHE TOKËN
Kërkesat për temperaturë dhe ndriçim: Bajamja kultivohet me sukses në brezin ku rriten dhe prodhojnë ulliri, agrumet dhe vreshti duke u spostuar më në veri dhe në jug të këtyre zonave.
Temperaturat më të dëmshme për bajamen janë:
Theksojmë se këto temperatura kanë ndikim më të fortë negativ kur ato zgjasin për një periudhë kohe të gjatë.
Rekomandim: mbështetur në të dhënat e mësipërme rekomandohet që bajamja të mbillet në faqe pak të pjerrëta të kodrave dhe të mos preken nga rrymat e ftohta. Ekspozicionet verore janë më të favorshme (në zonën tipike të kultivimit të saj) sepse bajamja në ekspozicione të tilla e fillon lulëzimin më vonë duke e mbrojtur atë nga dëmtimi i ngricave të pranverës.
Kërkesat për ujë: Sasia minimale e domosdoshme e ujit, për kultivimin e bajames, është 300 mm, ndërsa për një zhvillim dhe frutifikim të mirë nevojiten 400 – 500 mm reshje. Zonat me reshje të shumta e mjegulla janë të papërshtatshme për kultivimin e bajames. Kur nevojat fiziologjike për ujë nuk plotësohen nga reshjet ato plotësohen me ujitje.
Kërkesat për tokën: Bajamja preferon toka të thella, të përshkueshme, pjellore të freskëta dhe kur është mundësia edhe të ujitshme.
Në ngritjen e një pemëtoreje me bajame e rëndësishmë është edhe përcaktimi i lagështirës në tokë kryesisht gjatë periudhës shkurt – mars. Uji i tepërt gjatë kësaj periudhe e dëmton shumë bajamen sepse ajo e fillon lëvizjen e lëngjeve më shpejt se pemët e tjera drufrutore.
Ujërat freatike (nëntokësore) duhet të jenë nën thellësinë 1,5 - 2m.
Në toka pjellore dhe të ujitshme bajamja fillon të prodhojë që në vitet e para. Qëndrueshmëria ndaj gëlqeres aktive varet shumë nga nënshartesa e përdorur dhe konkretisht:
Kur toka përmban mbi 20 – 25 % gëlqere aktive ajo është e papërshtatshme për zhvillimin e bajames. Reaksioni i tokës (pH) duhet të jetë lehtësisht acid deri në bazik me tregues 5,5 – 7,5.
Krijimi i parcelave me bajame
Çfarë duhet të keni parasysh gjatë ngritjes së një pemishteje me bajame?
Zgjedhja e tokës ka rëndësi të madhe. Ajo duhet të jetë e kulluar, e ajrosur mirë, e pasur me lëndë organike, të mbajë lagështirën dhe të absorbojë ujin e shiut apo të ujitjes. Vendet ku ka rryma ajri janë të papërshtatshme për kultivimin e bajames. Para ngritjes së pemëtores rekomandojmë kryerjen e analizave të tokës.
Koha e mbjelljes
Afati më i mirë për mbjellje, për rajonet jugore të vendit tonë, është muaj nëntor, kjo në varësi të tokës dhe klimës. Fidanët e bajames të ardhura nga fidanishtja duhet të mbillen menjëherë në vendin e caktuar.
Sistemet e mbjelljes
Sipas relievit të tokës, kultivarëve, shkallës së mekanizimit dhe agroteknikës që do të përdoret, sistemet e mbjelljes së bajames rekomandohen të jenë:
Dy sistemet e para janë më të rekomandueshme dhe aktualisht përdoren pothuaj kudo në praktikat botërore në ngritjen e pemëtoreve me bajame.
Distancat e mbjelljes
Distanca e mbjelljeve varet nga zhvillimi që do të ketë pema e bajames, lloji i nënshartesës, terreni, pjelloria e tokës, shkalla e mekanizimit, mënyra e mbajtjes së kurorës dhe metodat e ujitjes.
Mbjelljet e dendura tek bajamja, në përgjithësi, janë të dëmshme pasi ato shkaktojnë zhveshje të pjesës së poshtme, pengojnë zhvillimin normal të pemës dhe e detyrojnë sistemin rrënjor të gërshetohet.
Në ngritjen e pemëtores së bajames nuk duhet të nenvlerësohet mbjellja e kultivarit polenizues. Mënyra tradicionale e mbjelljes së kultivarëve të bajames është dy rreshta me kultivarë bazë dhe një rresht me kultivarin polenizues, por është vërtetuar se kur kushtet nuk janë të favorshme kultivarët nuk realizojnë lulëzimin e duhur dhe për rrjedhojë ndodh një pllenim jo i dëshiruar. Prandaj, në praktikat e sotme të mbjelljeve të kultivarëve të bajames, rekomandohen mbjellja e një rreshti me kultivarin bazë dhe një rreshti me kultivarin polenizues duke krijuar në këtë mënyrë ekspozim maksimal ndaj procesit të polenizimit dhe për rrjedhojë maksimizimin e prodhimit.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Shërbimet agroteknike dhe vjelja e prodhimit tek bajamja
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Nga niveli i shërbimeve agroteknike varet koha e hyrjes në prodhim, jetëgjatësia e pemishtes, koha e shfrytëzimit, prodhueshmëria e pemishtes së bajameve, si dhe kostoja e prodhimit.
Lexo më shumë