Serrat me hidroponi janë ato serra ku kultivimi kryhet në ujë ose në substrat, duke eleminuar dhèun/tokën. Kjo tipologji është një zhvillim i mëtejshëm i teknologjisë që përdoret në serrat tradicionale dhe konsiderohet si një “revolucion i serrave”. Përdorimi i hidropoisë është bërë i domosdoshëm si pasojë e kultivimit vit-pas-viti të së njëjtës kulturë në të njëjtën tokë. Problemet e tilla si sëmundjet, ç’balancimi i ushqyesve, kripërat, dëmtuesit sa vijnë dhe shtohen në këto toka. Hidroponia i jep fermerit mundësinë e kultivimit në çdo sezon, në një mjedis të kontrolluar, të pastër dhe të sigurt. Për këtë teknologji kërkohet një investim relativisht i lartë, por praktikat e mira bujqësore kanë treguar që kthimi në investim është i shpejtë, pra përfitimet e këtij investimi e justifikojnë koston e lartë fillestare.
Ekzistojnë dy tipe kryesore serrash hidroponie:
1. Sistem hidroponik me bazë uji (Liquid hydroponic system)
Ky model është i përshtatshëm për bimë si sallata të ndryshme, spinaqi, rukola etj, ku rrënjët e bimës janë në kontakt vetëm me ujin. Pra, me këtë metodë çdo proçes ushqyes, i shkon bimës ndërmjet ujit. Uji qarkullon në kanale të mbyllur plastike dhe bima vendoset mbi këtë kanal. Rrënjët e bimës janë në kontakt vetëm me ujin.
2. Sistemet hidorponike me bazë substrati – (Substrate hydroponic systems)
Ky model është i përshtatshëm për bimë si domatja, kastraveci, speci, patëllxhani etj. Rrënjët e bimës vendosen në një substrat, i cili zëvëndëson dheun. Substrati mund të vijë nga leshi i gurit, fijet e arrës së kokosit. Kultivimi i bimëve bëhet në dy forma:
Për të dyja tipet e mësipërme, është mundësia që të bëhet riciklimi i plehërave të përdorur për ushqimin e bimëve. Uji i përdorur për plehërimin e bimëve, mblidhet me anë të një sistemi të veçantë dhe rikthehet në depozitën e plehërave. Kjo metodë ul ndjeshëm sasinë e plehërave të përdorura në serrë, por është më i komplikuar për tu menaxhuar.
Avantazhet e hidroponisë në krahasim me serrat tradicionale janë si më poshtë:
1. Mundësi kultivimi në të gjithë vitin
Duke mos patur nevojë për disinfektimin e tokës në mbarim të çdo sezoni, hidroponia jep mundësinë e mbjelljes së vazhduar të serrës gjatë gjithë vitit, pa ndalim, duke çuar uljen e kostove si pasojë e shfrytzimit të plotë të serrës.
2. Kontrroll i plehrave
Në serrat klasike, kontrolli i plehrave është shumë i vështirë si pasojë e tepricave të plehërave që mund të ketë akumuluar toka me kalimin e viteve. Në serrat me hidroponi, ushqimi përthithet 100% dhe tepricat janë zero. Kjo jep mundësinë e një krijimi të një historiku ku fermeri kontrollon gjatë gjithë ciklit sasinë e plehërave dhe mikro elementëve që përdor.
3. Eleminimi i pesticideve
Duke shmangur dhèun si bazë për rritjen e bimës, hidroponia eleminon plotësisht sëmundjet që vijnë nga toka si fuzarioza dhe nematoda. Kjo çon në eleminim e spërkatjeve për këto sëmundje.
4. Numër më i lartë i bimëve
Duke qënë se rrënjët e bimë janë në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin, ato nuk kanë nevojë që të zhvillohen në sipërfaqje të madhe për të plotësuar nevojat e tyre. Kjo i jep mundësi fermerit të kultivojë 20% më shumë bimë, në të njëjtën sipërfaqje në krahasim me serrat klasike.
5. Eleminimi i herbicideve
Fermeri eleminon përdorimin e herbicideve dhe kostove të tjera për mbajtjen pastër të ambjentit nga barërat e këqija.
6. Konsum më i vogël i ujit
Duke qënë se në tokë sasia e ujit varet nga struktura e dhèut, kërkohet një sasi më e madhe uji për të plotësuar nevojat e bimës. Ndërsa në hidroponi, ajo është e kontrolluar, madje siç përmëndëm më lart, uji mund të riciklohet.
7. Lehtësi në prodhim
Fermeri, në hidroponi kontrollon më lehtë temperaturën, lagështinë dhe ajrosjen e serrës, duke krijuar kushte më të përshtatshme prodhimi.
8. Cikël më i hershëm i bimës
Me anë të një program plehërimi preçiz dhe kontrollit të klimës, bima del në prodhim më herët se sa në një serrë klasike.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumëCila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?
Lexo më shumëCilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?
Lexo më shumëHiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumë
Pershendetje Punoj me nje fabrik ne te cilen prodhojm kanabis CBD gjindet ne zvicerr eshte e gjitha e klimaticuar po perdormi dhe CO2 pytja ime eshte. 1-kontrollimi i ujitjes ne qfar masa duhet ne ujitet kur bima eshte ne fillim te saj 2-ne qfar tenperature duhet te jet dhoma dhe sa duhet te jet pergjindja e lageshtis 3-ne sa duhet te jet CO2
-Isen
Pershendetje Punoj me nje fabrik ne te cilen prodhojm kanabis CBD gjindet ne zvicerr eshte e gjitha e klimaticuar po perdormi dhe CO2 pytja ime eshte. 1-kontrollimi i ujitjes ne qfar masa duhet ne ujitet kur bima eshte ne fillim te saj 2-ne qfar tenperature duhet te jet dhoma dhe sa duhet te jet pergjindja e lageshtis 3-ne sa duhet te jet CO2
-Isen
Shkrim me vlere. Jam interesuar per teknologjine e e kultivimit te domates me Hydroponi
-Enver