Teknologjia e kultivimit të lakrës verza




                                                                             REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Lakra verza është një kulturë perimore e familjes kryqore, me shtrirje e rëndësi jo fort të madhe. Bima është e ngjashme me atë të lakrës kokë por, që dallohet nga ajo sepse gjethet janë tepër të rrudhosura dhe me fryrje në tërë sipërfaqen e tyre. Kultivohet kryesisht në vendet e Evropës Veriore, Qendrore e Perëndimore. Në vendin tonë njihet pak dhe ka përdorim të kufizuar.

Përse lakra verza meriton të përhapet më shumë në vendin tonë? Kjo sepse: 

  • Kjo bimë ka përdorim të gjithanshëm në guzhinë.
  • Kultivohet për gjethet e saj, të cilat mblidhen në formë “koke”, e që mund të përdoren gjatë gjithë vitit në formë sallate, në gjellë të ndryshme ose të konservuara.

Cilat janë kërkesat e lakrës verza për klimën, tokën dhe parabimën?
Lakra verza e cila njihet edhe me emrin lakra e rrudhosur, ka kërkesa klimatike e tokësore më të pakta në krahasim me lakrën “kokë” dhe lakrat e tjera. Dallohet për qëndrueshmëri më të madhe ndaj të ftohtit. Lakra verza është bimë që pëlqen ndriçimin e plotë dhe lagështinë e lartë ajrore.

Kujtesë për kultivuesit e lakrës verza!
Kërkesat ujore të saj janë të larta, më të larta se lakrat e tjera. Me shtimin e sipërfaqes gjethore rriten edhe kërkesat për ujë. 

Në cilat toka shkon më mirë lakra verza?
Lakra verza, si dhe lakra kokë, lulelakra, etj mund të kultivohet mirë në të gjitha tipet e tokës, mjafton që ato të jenë të thella e të freskëta dhe me aftësi të lartë ujëmbajtës e me pH 6,5-7.5. Kripëzimi më i lartë i përballueshëm nga kultura është 1.5%.

Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë lakrës verza? 
Parabimë të mira janë të lashtat dhe gramoret e tjera, bimët bishtajore, patatja e herëshme etj. Duhet të eleminohet mbjellja pas bimëve të të njëjtës familje (lakra kokë, lulelakra, brokoli, lakra kineze, lakra e Brukselit, kolërabi, repa etj). Duke patur periudhë bimore relativisht të shkurtër, mund të kultivohet si kulturë ndërmjetëse, pa qenë nevoja të jetë kulturë bazë. 

KUJDES!  Lakra verza është mirë që të rikthehet në të njëjtën ngastër, jo më parë se pas 3-4 vjet. Në mbjelljet e vazhdueshme, në të njëjtat toka rritet ndjeshmëria dhe mundësia e prekjes së bimëve prej sëmundjeve të sistemit rrënjor, çka shoqërohet me ulje të prodhimit dhe për rrjedhojë të nivelit të të ardhurave, për njësi sipërfaqe të kultivuar.

Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e lakrës verza? 
Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e lakrës verza duhet të kemi parasysh këto specifika të saj:

Punimi i tokës
Pas punimit të parë në thellësi 26-30 cm, në përputhje me periudhën e mbjelljes, kryhen punime përgatitore, gjatë të cilave bëhen trajtime për luftimin e barërave të këqija. Përgatitja e mirë e tokës është e rëndësishme për të garantuar mbirje të mira, rritje dhe zhvillim normal të bimëve. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime e frezime, deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. 

Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse, duke bërë të mundur mbajtjen e tokës në kullim të plotë.

Plehërimi i tokës
Në praktikën e plehërimit të lakrës verza këshillohet përdorimi i plehut organik të kalbur mirë, i cili përmbyset gjatë përgatitjes së tokës së bashku me plehrat fosforike dhe ½ e sasisë së planifikuar të plehut potasik.  Pjesa tjetër (plehërat azotike), hidhen gjatë periudhës bimore në dy-tre duar. Teprica e plehërimit me azot, ka ndikim negativ në cilësinë dhe prodhimin, pasi ndikon në çarjen e kokave.

Sasia dhe raporti i plehërimit 

Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek lakra verza? 
Duhet patur parasysh se: për një prodhim 50-60 kv/dyn të lakrës verza, këshillohet të përdoren 10-12 kg P2O5, 13-16 KgK2O, dhe 15-18 kg N të shprehura në lëndë aktive. 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i lakrës verza. 

Data e publikimit: 21/12/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?

Cila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë