REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Plasmasi për mbulimin e serrave ka një rol shumë të rëndësishëm si në krijimin e një ambienti sa më optimal për rritjen e bimëve, ashtu dhe në uljen e kostove të prodhimit. Deri në ditët e sotme, plasmasi është konsideruar vetëm si mbulesë për strukturën e serrës, por roli i tij është shumë-funksional.
Më poshtë do t’ju shpjegojmë funksionet e plasmasit dhe rëndësinë e tyre:
1. Plasmas Antidrop (kundra pikëzimit)
Kjo cilësi bën të mundur kullimin e pikave të krijuara nga kondesimi, kryesisht në dimër. Në këtë mënyrë eleminohet rënia e pikave të ujit mbi bimë dhe për pasojë eliminimi i sëmundjeve që mund të krijohen nga lagështia e tepërt. Në mënyrë të tërthortë, kjo veçori ul koston e spërkatjeve që i kryhen bimës.
2. Plasmas Termik
Duke patur në përbërjen e tij lëndë speciale, ky lloj plasmasi përthith rrezet infra të kuqe të gjata dhe i mban ato brenda serrës, si në skicën e bashkangjitur. Si rrjedhojë, bima qëndron më e ngrohtë gjatë natës, krahasuar me plasmasët jo-termik. Plasmasi termik sjell rritje të prodhimit me kosto të reduktuar.
3. Plasmas Difuz (Shpërndarës drites)
Kjo cilësi e plasmasit e bën përhapjen e dritës uniform në të gjithë serrën, duke eleminuar hijen që krijojnë rreshtat e bimëve tek njëri-tjetri dhe duke mundësuar dritën në të gjitha anët e bimës si në skicën ilustruese.
4. Plasmas Kundër pluhurit
Ky plasmas ka për veçori numrin më të lartë të shtresave se sa një plasmas normal. Shtresa e jashtme është më e lëmuar se të tjerat, duke e bërë pluhurin të mos akumulohet mbi të dhe rrjedhimisht nuk bllokon dritën që të depërtojë në serrë.
5. Plasmas Opak
Kjo veçori e plasmasit kërkohet nga fermerë që kultivojnë në vende shumë të nxehta dhe për kultura të cilat nuk kërkojnë shumë dritë.
6. Plasmas Anti-virus
Kjo veçori e ndihmon fermerin të kontrollojë më lehtë dëmtuesit dhe sëmundjet virale që mund të prekin serrën e tij. Në saj të aftësisë së thithjes të rrezeve UV, ky plasmas kthehet në një barrierë për insektet transmetues të viruseve të ndryshëm. Është provuar që ky tip plasmasi është efektiv në uljen e kolonive të afideve si dhe në parandalimin e virusit TSWV. Me përdorimin e këtij plasmasi, fermeri ul koston për mbrojtjen e bimëve nga sëmundjet.
7. Plasmas Solex
Solex është një plasmas i veçantë me 7 shtresa. Ky lloj plasmasi siguron depërtim më të lartë të dritës dhe kontroll shumë të mirë të temperaturës brenda serrës. Ky lloj plasmasi falë përmbajtjes së grimcave të xhamit, të cilat bashkë me filtrimin e dritës infra të kuqe reduktojnë në maksimum nxehtësinë brenda serrës në stinën e verës duke garantuar në të njëjtën kohë ndriçim të lartë. Plasmasi Solex është i përshtatshëm për të gjitha llojet e klimave, si të ftohta ashtu edhe të nxehta.
Këshilla për fermerët në përzgjedhjen e plasmasit, sipas jetgjatësisë.
Kodet e mëposhtme janë informuese për jetëgjatësinë e plasmasit:
EN 13206 – Class B, nënkupton një jetëgjatësi prej 1-1.5 vite
EN 13206 – Class D, nënkupton një jetëgjatësi prej 2-2.5 vite
EN 13206 – Class E, nënkupton një jetëgjatësi prej 3-3.5 vitë
EN 13206 – Class F , nënkupton një jetëgjatësi prej 4-4.5 vite
KUJDES! GËLQERJA QË PËRDORET PËR HIJEZIM DËMTON RËNDË CILËSITË E PLASMASIT. NË VEND TË SAJ, PËRDORNI MATERIALE SPECIALE SI FILTRA SOL.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumëCila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?
Lexo më shumëCilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?
Lexo më shumëHiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumë