Nevoja për një prodhim të qëndrueshëm të ullirit




Prodhimi qëndrueshëm garanton sasi e cilësi si dhe jetëgjatësi të bimës së ullirit.

Përse është i nevojshëm prodhimi i qëndrueshëm i ullirit?

Sektori i ullishtarisë përballet me probleme agronomike, ekologjike dhe social-ekonomike

Këto probleme kanë lindur, nga një sistem prodhimi konvencional që synon të maksimizojë nivelet e prodhimit duke shpërfillur cilësinë e prodhimit, funksioneve e proceseve të agroekosistemeve dhe mjedisit.

Përparimet shkencore dhe inovacionet teknologjike, veçanërisht në drejtim të përdorimit të kultivarëve të përmirësuar, përdorimit të plehrave dhe pesticideve sintetike, përmirësimeve në teknologjinë e ujitjes apo edhe shërbimeve të tjera, si dhe të politikave shtetërore, kanë çuar në një sukses të prodhimit konvencional të ullirit.

Praktikat e prodhimit konvencional të ullirit kanë si shtyllë kurrizore elementë teknologjik të tillë si:

  • punimi intensiv, 
  • monokultura, 
  • ujitja, 
  • plehërimi inorganik 
  • mbrojtja kimike nga sëmundjet dhe dëmtuesit. 

Këto elementë, jo vetëm që janë të varur nga njëri-tjetri por ato përforcojnë përdorimin e njëri-tjetrit. 

Ne këtë mënyrë, prodhimi i ullirit i ngjason një procesi industrial, ku prodhimi maksimizohet duke furnizuar me inputet e duhura, efikasiteti rritet duke manipuluar genet (kultivarët me prodhimtari të lartë) dhe toka është thjeshtë një terren për ankorimin e ullinjve. 

Cilat janë efektet negative të elementëve të prodhimit konvencional?

Me prodhim konvencional (apo bujqësi konvencionale, në përgjithësi), kemi parasysh atë sistem teknikash prodhimi që nuk janë organike, qofshin këto intensive apo jo. 

Kultivimi intensiv i tokës çon në një ulje të lëndës organike në tokë si dhe zvogëlon aftësinë e tokës për të siguruar lëndë ushqyese (pra, pjellorinë e saj). 

Struktura e tokës shpërbëhet dhe si e tillë është më e prirur drejt erozionit (gërryerjes) nga uji dhe ajri, një problematikë mjaft e mprehtë për ullirin që kultivohet në zona të pjerrëta. 

Furnizimi i tokës bujqësore kufizohet dhe proceset natyrore mund të mos arrijnë të ripërtërijnë tokën bujqësore me të njëjtin ritëm me degradimin e saj. 

Monokultura, mbjellja e plantacioneve me ullinj në sipërfaqe të gjera, çon në rritjen e ndjeshmërisë ndaj sulmeve dëmprurëse të sëmundjeve e dëmtuesve të veçantë.

Përballë një problematike fitosanitare të skajshme, bëhet i domosdoshëm përdorimi i pesticideve, si e vetmja zgjidhje për të shpëtuar prodhimin dhe parandaluar humbje të mëdha ekonomike. 

Përdorimi i plehërave sintetikë shpërfill konceptin e pjellorisë afatgjatë dhe proçeset që e ruajnë atë. 

Këto plehra sintetikë janë të tretshëm dhe shpëlahen duke rrjedhur përmes shtresave të tokës deri në ujërat nëntokësorë, e më pas, në përrenj, liqene e lumenj duke shkaktuar eutrofikim. 

Këto lëndë kimike, duke rrjedhur në ujin nëntokësor, përbëjnë një rrezik të madh për shëndetin e njeriut.

Mbështetja e sistemit të prodhimit tek plehrat kimike nuk është e qëndrueshme nga pikëpamja ekonomike.

Ujitja intensive dhe pa kriter rrit mundësinë për shpëlarjen e plehrave kimike, rrit shkallën e erozionit të tokës, shkakton ndryshime mikroklimatike të ekosistemeve natyrore dhe jetës së egër.

Mbrojtja kimike, luftimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve 

  • Çon në eliminimin e grabitqarëve natyrorë, pra atyre organizmave të cilët mbajnë nën kontroll (në nivele të ulta), popullatat e patogjenëve apo dëmtuesve si dhe jetën e egër.
  • Çon në rritjen e rezistencës së dëmtuesve duke bërë që të shtohet doza e përdorimit apo numri i trajtimeve efekte negative mjedisore (në ekosistemet ujore) dhe veçanërisht shëndetësore për konsumatorin, pasi hyn në zinxhirin ushqimor.
PROBLEMATIKA
AGRONOMIKEEKOLOGJIKESOCIAL-EKONOMIKE
Erozioni nga era dhe ujiBoshatisja e ujit nëntokësorVarësi nga subvencioni i çmimeve
Rënia e pjellorisë së tokës (biologjike, fizike, kimike)Ulja e biodiversitetitProdukte ullishtarie me pak vlerë të shtuar
Shtimi i dëmtuesve dhe patogjenëvePeizazh i niveluarRënie e të ardhurave
Shtimi i rezistencës nga dëmtuesitNdotje e ajrit, ujit dhe tokës me agrokimikateKosto të larta
Shtimi i varësisë nga pesticidetNdotje mjedisore e mbetjeve të impjanteve të vajitMbetje biocide toksike në produkt
Çekuilibrim i entomofaunës së dobishme Rreziqe shëndetësore për kultivuesit dhe konsumatorët
Mungesë uji për ullishtet e ujitura nga reshjet Braktisje e prodhimit të ullirit në zona margjinale 

Efektet negative në ullishtet konvencionale minimizohen duke bërë të mundur zhvillimin e ullishtarisë organike që është më e qëndrueshme shumë funksionale duke garantuar një prodhim cilësor dhe ruajtje të ambjentit.

Data e publikimit: 30/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?

Cila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë