Cilët janë sëmundjet dhe dëmtuesit e specit?




Kalbëzimi i qafës së kërcellit.
Shfaqet me vyshkjen e shpejtë të bimës, dhe shoqërohet me nxirjen e qafës dhe kalbëzimin e rrënjëve
Shkaktohet nga:

  • Vaditja me tepricë;
  • Temperature mbi 30°C ose nën 5°C;
  • Vaditja me ujëra të ndotur;
  • Toka e infektuar;

Mënyrat për të kontrolluar kalbëzimin janë:

  • Menaxhimi i mirë i ujitjes,
  • Trajtimi me pesticide; paste bordoleze, pesticide me bazë imidaclopridi;
  • Heqja e barërave të këqija
  • Qarkullimi i kulturave bujqësore.

Verticilioza: shkakton vyshkjen e ngadaltë të bimës dhe nxirjen e gypave vaskulare në brendësi të kërcellit. Bimët mbeten të pa zhvilluara (të shkurtra)

Për luftimin e këtyre sëmundjeve është e nevojshme të meren masa parandaluese si; të zbatohen qarkullime bujqësore të gjata (4 vjeçare) si dhe të bëhet dezinfektimi i farishtes si dhe trajtim me Enovit 0.1% me bazë metil.

Vrugu është një sëmundjet kërpudhore. Ai prek bimët e të gjitha moshave, por është më i theksuar në fund të sezonit. Kryesisht prek gjethet, shkakton reduktim të fotosintezës dhe për pasojë një prodhim më të ulet dhe një cilësi më të dobët të frutave. 

Simptomat fillestare janë njolla të vogla të verdha në kafe që fillimisht shfaqen në gjethet e vjetra. Vrugu zhvillohet me shpejtësi, nga temperaturat 15-18°C gjatë ditës dhe në netë të ftohta. Zhvillimi i tij ngadalësohet kur temperaturat kalojnë 35°C. Ai favorizohet nga lagështia ajrore. Simptomat shfaqen 3-12 ditë mbas infeksionit, në varësi të temperaturave dhe niveleve të lagështisë. Masat paraprake për të parandaluar dhe luftuar sëmundjen:

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për vjeljen dhe amballazhimin e specit

Data e publikimit: 06/02/2023


Lini një koment


Komente të mëparshme
Duhet iformacion per ilaçin qe duhet perdorur per luftimin e vrigut

-Perparim isufaj

Duhet iformacion per ilaçin qe duhet perdorur per luftimin e vrigut

-Perparim isufaj

👏👏👏👏👏

-Alma


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?

Cila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë