Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Kultivarët e ndryshëm të rrepës dallohen kryesisht në bazë të formës së frutrrënjorit, të ngjyrës së tyre dhe të periudhës së kultivimit.
Duke u bazuar në periudhën e kultivimit, ato ndahen në:
Në bazë të formës së frutrrënjorit, kultivarët ndahen:
REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË RREPË, DUHET TË KETË PARASYSH KËTO VEÇORI TË SAJ:
Cilët afate mbjelljeje rekomandohen në fushë?
Rrepa kultivohet kryesisht për prodhim vjeshtoro-dimëror. Për këtë arësye mbjellja duhet të bëhet duke filluar nga muaji korrik deri në shtator.
Mbjellja drejtpërdrejt me farë
Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?
Distancat më të rekomanduara të mbjelljes së rrepës janë në rreshta 20 cm. Dendësia më e përshtatshme, për të siguruar rritje të shpejtë dhe marrje të një prodhimi të lartë e cilësor, është 20-30 bimë/ m2. Dendësi më e vogël praktikohet më rrallë dhe vetëm në ato raste kur mbjellja bëhet në muajt janar-shkurt, për të marrë prodhim në pranverë. Sasia e farës që përdoret është 0.4-0.5 kg/dyn, kur mbjellja bëhet me dorë dhe 0.2-03 kg/dyn kur bëhet e mekanizuar. Në mbjelljet me makina me preçizion dhe farë të kalibruar e të veshur përdoret 0.08-0.1 kg/dyn. Thellësia e mbjelljes duhet të jetë 1-2 cm.
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për rrepën në fushë ?
Shërbimet kulturale kanë të bëjnë kryesisht me luftimin e barërave të këqija, i cili mund të bëhet me mjete mekanike ose duke përdorur herbicide selektivë.
Shërbime të dobishme rezultojnë edhe;
CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E RREPËS NË FUSHË TË HAPUR?
Rrepa, në përgjithësi, preket nga po ato dëmtues dhe sëmundje që dëmtojnë dhe lakrat e tjera.
Pse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit ?
Hernia
Fuzarioza
Vrugu
Gjatë periudhës së vjeshtës, kur temperaturat ulen dhe lagështia e ajrit rritet, bimët mund të preken nga vrugu dhe alternaria, duke dëmtuar kryesisht gjethet. Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm, por pa neglizhuar përdorimin e preparatit me bazë oxiklorur bakri, pasi ka edhe efekt parandalues.
Afidet
Në fazat e para të zhvillimit por dhe në vegjetacion, rrepa mund të preket nga disa dëmtues sikurse janë afidet. Luftohen me insekticide me veprim kontakti ose sistemik. Insekticidet biologjike me bazë Bacillus thuringensis, janë shumë të efektshme kundër larvave që dëmtojnë perimet e familjes kryqore.
VJELJA, PËRPUNIMI DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË RREPËS
Vjelja e rrepës bëhet duke filluar nga muaji tetor deri në mars, mbas 60-80 ditëve nga mbjellja dhe mund të jetë;:
Vjelja bëhet me anë të shkuljes së frutrrënjorëve që kanë arritur një diametër prej 6-10 cm. Mbas shkuljes sistemohen, bashkohen në tufa me nga 5-10 copë të njëjta secila, pastrohen nga dherat dhe pastaj dërgohen në treg.
Ruajtja e prodhimit;
Ruajtja mbas vjeljes së frutrrënjorëve pa gjethe, për një periudhë kohore 3-4 mujore, nuk paraqet ndonjë vështirësi të madhe.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumëCila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?
Lexo më shumëCilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?
Lexo më shumëHiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumë