CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E KUNGULLIT TË GJELLËS NË FUSHË TË HAPUR?




Bimët e kungullit preken nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e kualifikuar të specialistit të fushës.

Pse përbëjnë problem sëmundjet?

  • Shkaktojnë ulje të ndjeshme të prodhimit.
  • Ulet vlera tregtare.
  • Ulen të ardhurat për njësi prodhimi.

Trakeofuzarioza
Sëmundja prek bostanoret kryesisht gjethet.
REKOMANDIM! Të bëhen trajtime parandaluese, pa u shfaqur sëmundja, menjëherë pas shirave, çdo dyjavë me preparate me bazë bakri.

Hiri
Hiri është një sëmundje kërpudhore. Simptomat e saj janë njolla ngjyrë gri mbi sipërfaqen e gjethes. Sporet e hirit shfaqen kryesisht në ambjente me lagështi të lartë. Kjo sëmundje mund të çojë në tharje të parakohshme të gjethes. Ajo ul gjithashtu prodhimtarinë dhe cilësinë e frutit. Luftohet me spërkatje me pesticide me bazë squfuri.

Vrugu i bostanorëve
Është sëmundje shumë e rrezikshme dhe e vështirë për t’u luftuar. Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm dhe fidanë të shartuar me nenshartesa te qëndrueshme si dhe trajtimi i tokës me avull të nxehtë dhe fumigantë. 

REKOMANDIM! Të bëhen trajtime parandaluese, pa u shfaqur sëmundja, menjëherë pas shirave, çdo dy javë. Sëmundja prek bostanoret kryesisht gjethet.
REKOMANDIM! Të bëhen trajtime parandaluese, pa u shfaqur sëmundja, menjëherë pas shirave, çdo dyjavë me preparate me bazë bakri

Afidet
Afidi më i rrezikshëm për bimët bostanore është Aphis gossypii, etj. Shkatrrojnë qelizat e mezofilit të gjethes duke i tharë plotësisht ato. Masat: heqja e barërave të këqia. Lufta kimike me akaricide.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Vjeljen e kungullit, Ambalazhimin dhe Ruajtjen e Frutave pas vjeljes

Data e publikimit: 30/12/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E PJEPRIT NË FUSHË TË HAPUR

Pse përbëjnë problem sëmundjet?

Lexo më shumë