Selino është një perime, që në vendin tonë njihet pak, por që është kultivuar që nga antikiteti. Selinoja e vërtetë (Apium graveolens), në Evropë është e njohur që nga mesjeta. Sot, Selinoja mbillet në mbarë botën në variante të ndryshme dhe përdoret si bimë ushqyese.
Përse selino meriton të përhapet më shumë në vendin tonë? Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e selinos për klimën, tokën dhe parabimën?
Selinoja është bimë e klimës së butë. I duron mirë temperaturave relativisht të ulta.
Kujtesë për kultivuesit e selinos!
Temperaturat e ulëta e të vazhdueshme (5-7°C) mund të shkaktojnë lulëzimin e parakohshëm, që në vitin e parë duke dëmtuar prodhimin.
Në cilat toka shkon më mirë selinoja?
Selino është bimë shumë kërkuese ndaj tokës. Pëlqen toka mesatarisht të lehta, të thella, të freskëta, të kulluara mirë dhe të pasura me lëndë organike me pH 6-7. Nuk pëlqehen tokat e rënda.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë selinos?
Mund të mbillet pas çfarëdo parabime. Parabimë më të mira për selinon janë të gjithë bimët që kanë pasur plehërim të bollshëm organik dhe që e lënë tokën të pasur me lëndë ushqimore. KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e selinos pas vetvehtes.
Punimi i tokës
Përgatitja e mirë e tokës është e rëndësishme për të garantuar mbirje të mira, rritje dhe zhvillim normal të bimëve. Punimi i parë bëhet i thellë, rreth 40cm. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime e frezime, deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. Punimet e tjera synojnë të krijojnë një shtrat të shkrifët për mbirjen dhe zhvillimin normal të bimëve dhe luftimin e barërave të këqija.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Plehërimi i tokës
Në praktikën e plehërimit të selinos këshillohet përdorimi i plehut organik të kalbur mirë dhe plotësimi i nevojave me mikroelementë në veçanti me bor.
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehrave që duhen përdorur tek selino?
Kërkesat e selinos ndaj lëndëve ushqyese nuk janë shumë të larta. Për çdo 100 kg prodhim, bimët tërheqin nga toka rreth 0.65 kg azot(N), 0.25 kg fosfor (P2O5) dhe 0.85 kg potas (K2O). Për një prodhim prej 35-40 kv/dy kërkon 20-25 kg/dyn N, 10-15 kg/dyn P2O5 dhe 30-35 kg/dyn K2O
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i selinos.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumëCila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?
Lexo më shumëCilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?
Lexo më shumëHiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumë