Përse duhet përdorur teknika e kapjes masive të mizës mesdhetare?




Kjo teknikë garanton efektivitet dhe pastërti të frutave e të mjedisit.
Kurthet vendosen  në pjesën e jashtme të kurorës dhe kur frutat janë të zhvilluara por akoma të gjelbërta. Femra e dëmtuesit fillon vendosjen e vezëve në momentin e fillimit të pjekjes së frutit, i cili fillon të zbutet dhe të ndryshojë ngjyrën. 

Për këtë qëllim përdoret kurthi Glue Trap (Med Fly Stick).

  • Kurthi është në formën e një tubi të zbrazët, i cili në pjesën e jashtme është i mbuluar me lëndë ngjitëse dhe në pjesën fundore të të cilit ndodhet një tërheqës për Dipter-ët (phosphat amoni). 
  • Në pjesën e sipërme ka një grep për t’u varur në degët e pemës, si dhe dy vrima për të bërë të mundur daljen e aromës së tërheqësit. 
  • Të tërhequra nga aroma e lëshuar dhe nga ngjyra e verdhë, mizat në vend që të vendosin vezët tek frutat, ato grackohen dhe mbeten të ngjitura në trupin e tubit. Kurthi është i dizenjuar për t’i kapur mizat përpara se ato të vendosin vezët. 
  • Kurthi është shumë rezistent si rezultat i përbërjes nga material plastik dhe mjaft i thjeshtë për t’u përdorur. 
  • Ngjitësi i përdorur duron temperatura deri në 150°C. Është jo toksik, i gatshëm për t’u përdorur dhe me një aftësi grackuese prej 3 - 4 muaj. 

Në rastet e një intensiteti të lartë të dinamikës së popullatës, ku kurthi mund të mbushet disa herë me miza dhe gjatë pastrimit mund të humbasë aftësinë ngjitëse, ai mund të zëvendësohet. Numri i kurtheve të përdorur është 50 kurthe/ha.

Ceratrap (Decis Trap)

  • Një tjetër kurth që përdoret për kontrollin e Mizës mesdhetare, C. capitata, me anë të teknikës së kapjes masive, është edhe kurthi Ceratrap (Decis Trap). Decis trap është një kurth që përdoret në fermat konvencionale dhe ato organike bazuar në rregulloren e KE-së 834/2007
  • Kurthi përmban atraktantin e ngopur me insekticidin Deltametrin (0.015 g deltamethrin / 7.8 g Units acetate ammonium / 0.5 g Units hydrochloride trimethylamine / 0.03 g Units 1,5-diaminopentane / Unit). 
  • Pas vendosjes së kurtheve në agrumishte, mizat tërhiqen brenda kurthit dhe vriten nga kontakti me deltametrinën. Dendësia e vendosjes së Decis Trap është 80 kurthe/ha.
  • Trupi i kurthit përbëhet nga një bazë plastike e verdhë dhe kapaku, si dhe joshësi i ngopur me insekticid që ndodhet brenda bazës. Mizat hyjnë nëpër vrima të vogla dhe përfundimisht vriten nga insekticidi. 

Data e publikimit: 14/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?

Cila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë