REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Kungujt e dimrit, janë të kultivuar në Shqipëri dhe në shumë vende të Mesdheut. Në vendin tonë mbillet thuajse në të gjitha zonat klimatike dhe rrethet. Kultivohet kryesisht në anë ngastrash, gardhesh, mezhda kanalesh, në disa zona në bashkëshoqërim me misrin, në kopshte familjare dhe më rrallë në ngastra të veçanta.
Përse kungujt e dimrit kanë përhapje në vendin tonë?
Cilat janë kërkesat e kungujve të dimrit për klimën, tokën dhe parabimën?
Kungulli i dimrit, është bimë e klimës së ngrohtë.
REKOMANDIM!
FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË KUNGULLIN E DIMRIT, DUHET TË KETË PARASYSH KËTO VEÇORI TË TIJ:
Raporti midis luleve mashkullore dhe femërore, në një bimë është cilësi kultivari, por ndikohet shumë edhe nga kushtet e mjedisit.
Temperatura e lartë dhe dita e gjatë shton numrin e luleve mashkullore.
Temperatura e ulët dhe dita e shkurtër favorizon lulëzimin lulet femërore dhe pakëson prodhimin e luleve mashkullore.
Kungulli ka kërkesa më të mëdha për lagështi se bostanoret e tjera për shkak të sipërfaqes së madhe gjethore dhe transpirimit të madh të tyre.
Lagështia e tepërt në tokë përbën faktor kufizues për prodhimin.
Teprica e plehërimit me azot ka ndikim negativ në cilësinë e prodhimin e kungujve të dimrit.
Në cilat toka shkojnë më mirë kungujt e dimrit ?
Kungujt e dimrit nuk kanë kërkesa të veçanta ndaj tokës, ndonëse bimët rriten e zhvillohen mirë në toka të mesme, të thella, të freskëta e të kulluara mirë, të pasura me lëndë organike, me pH 6.0-7.5.
Mund të kultivohet pa probleme, në toka me kripëzim, deri në nivelin mesatar (3-5mS/cm).
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë kungullit të dimrit ?
Kungulli nuk ka kërkesa të veçanta ndaj parabimës.
Duhet të mënjanohet mbjellja pas bimëve të të njëjtës familje (shalqinit, kastravecit, pjeprit), pas solanaceve (domates, specit, patëllxhanit) dhe qeporeve.
Kungulli është mirë që të rikthehet në të njëjtën ngastër jo më parë se pas 3-4 vjet.
PËRGATITJA E TOKËS PËR MBJELLJEN E KUNGULLIT
Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e kungullit?
Punimi i tokës
Toka duhet punuar në thellësinë 30-40cm, bëhet vonë në vjeshtë, në dimër ose herët në pranverë, në varësi të mjedisit të kultivimit. Para mbjelljes kryhen punime të tjera përgatitore.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Numri i punimeve përgatitore duhet të bëjnë që toka para mbjelljes të jetë e shkrifët e me strukturë e sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse si dhe 1/3 e plehrave azotike, ndërsa pjesa tjetër e tyre përdoren gjatë periudhës bimore, në 2-3 duar.
Është e domosdoshme që plehërimi të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës.
Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe rrjedhimisht bimët do të rriten dhe do të zhvillohen të shëndetshme.
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek kungulli i dimrit?
Për çdo 100 kg prodhim nevojiten: Azot (N) 0.18 kg, fosfor (P2O5) 0.16 kg, potas (K2O) 0.09 kg dhe magnez (MgO) 0.021 kg.
Plehërimi i balancuar i kungullit të dimrit, ndikon në përmirësimin e strukturës së tokës dhe cilësive ujore të saj. Nga studimet, rezulton se në fillim, 15 ditët e para pas mbjelljes së fidanëve në vendin e përhershëm, bimët konsumojnë vetëm 1-2% të sasisë së përgjithshme të lëndëve ushqyese, ndërsa 60 ditët pasuese, bimët e kungullit konsumojnë 70-80 % të tyre dhe pjesën tjetër në periudhën e mëvonshme.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i kungullit të dimrit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Spinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.
Lexo më shumëCilat janë kërkesat e qepës për klimën, tokën dhe parabimën?
Lexo më shumëPërse gruri meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumëNjë tipar i mrekullueshëm i bujqësisë urbane, që e dallon atë nga bujqësia rurale, është integrimi në sistemin ekonomik dhe ekologjik urban.
Lexo më shumë