Që fidanët tuaj të rriten shëndetshëm dhe mundësia që ato të infektohen të ulet, duhet një ambjent i pastër. Përpara mbjelljes, çdo fermer duhet të ketë parasysh këto këshilla:
Skema e mëposhtme e plehërimit është e përshtatshme për kulturën e shalqirit. Balancat midis mikroelementeve, për 1000 m², vijonë si më poshtë:
Si fillim, përpara mbjelljes sugjerohet një vaditje e cila konsiston në Nitrat Kalciumi 15.5-0-0-26-0 në masën 2 kg bashkuar me 2000 litra ujë. Kjo formulë eshtë e vlefshme për 1000m².
KUJDES! Në qoftë se bima shfaq mungesë mikro-elementësh, atëherë mund të përdorni kalcium, magnez, dhe hekur shtesë si mikro-element në dozat: 200 gr Ca, 100 gr Mg dhe 50 gr Fe për 1000 m² të aplikuara një herë në javë. Kjo duhet përdorur VETËM kur shfaqen mungesa e mikro-elementëve dhe duhet të ndërpritet kur bima e merr veten, nuk duhet që bima të marrë tepricë mikro-elementësh pasi ajo do të dëmtohet.
KINI KUJDES! GJATË FAZËS SË LULËZIMIT, PËRDORNI BLETË MJALTI OSE BLETË PJALMUESE (BOMBUS TERRESTRIS) PËR PJALIMIN E LULES, PASI NDIHMON SHUMË NË LIDHJET E FRUTAVE DHE RRIT RENDIMENTIN!
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi mbi sëmundjet e shalqirit, parandalimin dhe luftimin e tyre.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumëCila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?
Lexo më shumëCilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?
Lexo më shumëHiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumë