VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I LAKRËS VERZA




                                                                             REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Kultivarët dhe hibridet e lakrës verza më të përshtatshëm, për kultivim në vendet e mesdheut dhe tek ne janë:

  • Kultivarët e hershëm, të gatshëm për t’u vjelë pas 50-85 ditë nga mbjellja e fidanit në vendin e përhershëm:
    “Julius F1”, “Retosa F1”, “Dama F1” “King F1”, ”etj.
  • Kultivarë të mesëm, të gatshëm për t’u vjelë pas 90-110 ditë nga mbjellja e fidanit në vendin e përhershëm: 
    “Mila F1”, “Denver F1”, “Clarisa F1”, etj.
  • Kultivarë të vonë, të gatshëm për t’u vjelë pas 120 ditë, nga mbjellja e fidanit në vendin e përhershëm: 
    “AlaskaF1”, ”Siberia F1”, etj.

REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË LAKËR VERZA, DUHET TË KETË PARASYSH KËTO VEÇORI TË SAJ:

  • Nevojat më të mëdha për ujë i ka gjatë mbjelljes në fushë dhe në fazën e formimit të kokës, veçanërisht kur kjo fazë përkon me periudhën pa reshje.
  • Lakra verza është shumë e ndjeshme ndaj mungesës së borit (Bo), magnezit (Mg) dhe kalciumit (Ca) në tokë, mungesa e të cilëve shkakton çrregullime fiziologjike në bimë.
  • Në mjedise me lagështi ajrore të ulët, koka bëhet më e vogël dhe më pak kompakte.
  • Mbjelljet me dendësi shumë të madhe rritin prodhimin e patregtueshëm.

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Lakrës verza? Lakra verza mund të mbillet:                                                                                                              

  • Drejpërdrejt me farë;
  • Me fidanë të parapërgatitur.

Fidanёt pёrgatiten nё vllaja tradicionale ose nё tava polisteroli. Koha e nevojshme për përgatitjen e fidanit, në varësi të periudhës së përgatitjes, është 30-35 ditë. Fidanët janë të gatshëm për t’u mbjellë në fushë, kur të kenë formuar 4-5 gjethe të vërteta.

Cilët afate mbjelljeje rekomandohen në fushë?
Mbjellja e lakrës verza me fidanë, në zonën me klimë më të butë, bëhet në disa duar.

  • Mbjellja e fidanëve mund të bëhet në korrik-gusht për të marrë prodhim të vonshëm në vjeshtë dhe dimër.
  • Mbjellja e fidanëve në gusht-shtator, për të marrë prodhim të hershëm pranveror.
  • Mbjellja e fidanëve në mars, për të marrë prodhim nga fundi i pranverës dhe fillimi i verës.
  • Si rregull edhe për këtë lakër duhet të mënjanohet, kalendari i prodhimit në muajt e nxehtë të vitit, sepse prodhimi i marrë në këtë periudhë mund të jetë me cilësi të dobët.

Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?
Largësitë e mbjelljes ndryshojnë në varësi të kultivarëve në rreshta larg njëri tjetrit 60-70 cm  dhe midis bimëve 30-40-50 cm, me dendësi 4.5-7 mijë bimë/dy. Dendësia më e madhe mund të realizohet për kultivarët e hershëm të cilët zhvillojnë masë bimore më të vogël. Mbjellja bëhet me dorë (në sipërfaqe të vogëla) ose me makinë mbjellëse fidanash. 

Një ose dy ditë para mbjelljes, bëhet paraujitja e ngastrës duke futur ujin në brazda. Një masë e tillë ndikon pozitivishtnë koefiçientin e zënies së fidanëve. Mbjellja e fidanëve këshillohet të bëhet herët në mëngjes ose pasdite vonë, në orët më pak të nxehta të ditës. Menjëherë pas mbjelljes kryhet përsëri ujitja për të siguruar zënie sa më të mirë të fidanëve.

Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për lakrën verza në fushë?
Shërbimet agroteknike më të rëndësishme për lakrën verza janë: 

  • Plehërimi plotësues i bimëve,
  • Ujitjet,
  • Luftimi i barërave të këqija.

Masë teknike me inters është mbathja e bimëve, pas mbjlljes së fidanëve në fushë dhe rrënjëzimit të tyre.Në prodhimtarinë dhe cilësinë e “kokave” forma e azotit të përdorur ka ndikim të dukshëm. Azoti në formë nitrati ndikon më shumë në rritjen e masës së “kokës”, kurse ai në formë amoniaku në përmirësimin e cilësisë së saj.

CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E LAKRËS VERZA NË FUSHË TË HAPUR?
Lakra verza, gjatë gjithë periudhës së kultivimit, dëmtohet nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e kualifikuar të specialistit të fushës.

Pse përbëjnë problem sëmundjet?

  • Shkaktojnë ulje të ndjeshme të prodhimit,
  • Ulet vlera tregtare,
  • Ulen të ardhurat për njësi prodhimi.

Hernia e Lakrës

Është sëmundjeshumë e rrezikshme dhe e vështirë për t’u luftuar. 

Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm si dhe trajtimi i tokës me avull të nxehtë dhe fumigantë. 

Fuzarioza

Është një sëmundje që shkakton zverdhjen e gjetheve dhe pengon rritjen e bimëve.

Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm

Luftohet mirë me fungicid me bazë sulfat bakri cuproxat

 

Vrugu 

Gjatë periudhës së vjeshtës, kur temperaturat ulen dhe lagështia e ajrit rritet, bimët e lakrës mund të preken nga vrugu dhe alternaria, duke dëmtuar kryesisht gjethet. Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm, por pa neglizhuar përdorimin e preparatit me bazë oxiklorur bakri, pasi ka dhe efekt parandalues.

 

Afidet

Në fazat e para të zhvillimit por dhe në vegjetacion, lakra mund të preket nga disa dëmtues sikurse janë afidet dhe flutura e natës.

Luftohen me insekticide me veprim kontakti ose sistemik.
Insekticidet biologjike me bazë Bacillus thuringensis, janë shumë të efektshme kundër larvave që dëmtojnë perimet e familjes kryqore. 

VJELJA, DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË LAKRËS VERZA
Vjelja e lakrës verza, bëhet atëherë kur “koka” e saj të ketë arritur madhësinë, formën dhe kompaktësinë karakteristike të kultivarit. Zakonisht vjelja bëhet 60-70 ditë, mbas mbjelljes në fushë për kultivarët e hershëm, dhe 110-120 ditë, për kultivarët e për kultivarët e vonshëm. 

  • Vjelja e parakohëshme, bën që kokat e lakrës kineze të jenë jo plotësisht të formuara.
  • Vjelja e vonshme çon në marrjen e prodhimeve me cilësi të dobët për shkak të çarjes së kokave.

Prodhimi i lakrës verza mund të jetë 40-50 kv/dynn. Pesha mesatare e kokave është 1.2-1.5 kg për kurltivarët e hershëm dhe 1.5-2.5 kg për të mesmet dhe të vonat. Lakra verza ruhet më mirë se lakra kokë, kurse në mjedise të ftohta mund të ruhet shumë mirë e më gjatë, në qoftë se për këtë qëllim përdoren koka të cilësisë së parë, të pastra nga dherat dhe lagështia. Temperatura e ruajtjes duhet të jetë rreth 0°C dhe lagështi ajrore 90-95 %.

Kokat e lakrës verza, të përgatitura mirë, mund të ruhen deri në dy muaj, por kultivarë të veçantë mund të ruhen deri në 5-6 muaj. Në mjedise me atmosferë të kontrolluar të ajrit (temperaturë 0°C, 4 % CO2 dhe 0.3 % O2), kokat e lakrës verza  mund të ruhen për 7-8 muaj.

Data e publikimit: 21/12/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?

Cila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë