Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Midis formave të labotit, tek ne dhe në vendet e pellgut të Mesdheut, më të përhapur janë:
REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË LABOT, DUHET TË KETË PARASYSH:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Labotit?
Laboti mbillet drejtpërdrejt me farë. Për të patur prodhim për një periudhë më të gjatë, mbjellja bëhet duar duar.
Cilët afate mbjelljeje rekomandohen në fushë?
Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?
Mbjellja bëhet në vllaja, me shpërndarje të farës, në rreshta, me largësi midis tyre 30-40 cm për labotin e gjelbër dhe 20-30 cm, për atë me gjethe të gjelbër të hapur. Thellësia e mbjelljes 3-5 cm. Sasia e farës së nevojshme është 1-1.5gr/m². Bimët mbijnë pas 7-12 ditë, ka shumë rëndësi që vendi i mbjellë të mbahet i butë e i freskët, deri në mbirje të plotë.
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për labotin në fushë?
Shërbimet agroteknike më të rëndësishme për labotin konsistojnë në ujitjet, prashitjet dhe plehërimet plotësuese. Ujitjet në vegjetacion bëhen sipas nevojave.
Kujdes! Gjatë ujitjeve duhet që në ngastër të mos krijohen pellgje e vatra ujëmbajtëse, ndërsa gjatë vjeshtës dhe dimrit duhet të mbahet në gadishmëri të plotë sistemi i kullimit. Kujdes i veçantë i duhet kushtuar luftimit të barërave të këqia. Barërat e këqija mund të luftohen me shkulje me dorë (në sipërfaqe të vogla) ose me prashitje, duke filluar dy-tre javë pas mbirjes së farës. Plehërimet gjatë periudhës bimore kryhen me kujdes, në kohë, e pa teprime.
Cilat janë sëmundjet dhe dëmtuesit e kolërabit në fushë të hapur?
Laboti, gjatë gjithë periudhës së kultivimit mund të dëmtohet nga sëmundje e dëmtues, megjithëse ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta.
Pse përbëjnë problem sëmundjet?
Në kushte të përshtatshme kultivimi, laboti preket shumë më pak nga sëmundjet dëmprurëse. Një nga sëmundjet kryesore kërpudhore që prek bimët e labotit është Pythium Ultimum. Sëmundja zhvillohet në temperatura 12-20°C dhe shkakton kalbëzim të kërcellit dhe të gjetheve.
REKOMANDIM! Të zbatohet me korrektësi qarkullimi bujqësor.
Luftimi; trajtime me Aliete Flash(Fosetyl aluminium), Captan, Tiram, Iprodione etj.
Sëmundje tjetër kërpudhore që dëmton labotin është Peronospora. Mund të shkaktojë dëme në kushtet e lagështisë së lartë dhe temperaturë 8-18°C. Masat agroteknike janë: Qarkullimi bujqësor, kullimi i përsosur i tokës dhe eleminimi i mbeturinave nga sipërfaqja e tokës. Lufta kimike: Trajtimi me preparate me bazë bakri ose me Ridomil(Metaloksil), Captan, Dakonil etj.
Afidet janë dëmtues që mund të shkaktojë dëme të mëdha në prodhimin e labotit. Masat agroteknike janë: Luftimi i barërave të këqija pasi bëhen bartës të afideve. Lufta kimike: Trajtimi me imidacloprid, fluvalinate, deltometrina, piretrina natyrale ej. Biologjikisht luftohen nga larvat e koçinelideve (Skymnus spp) dhe larvat e krizopes e sirfideve.
Parandalimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve të labotit
Për të shmangur shfaqjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve, si dhe për të patur prodhim sa më pastër të labotit, duke eleminuar ose minimizuar përdorimin e preparateve kimike, rekomandohen masat e mëposhtme parandaluese:
VJELJA, DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË LABOTIT
Vjelja e labotit, kryhet në një hark kohor mjaft të gjerë, në varësi të karakteristikave të kultivarëve dhe periudhës së kultivimit.
Pas vjeljes, këshillohet paraftohja në temperaturë 3-5°C dhe transportohet për të mënjanuar zverdhjen dhe vyshkjen e gjetheve. Laboti i vjelë mund të ruhet përrreth dy javë, në mjedise, me temperaturë 1-3°C dhe lagështi ajrore 90%. Prodhimi, në varësi të kultivarit të përdorur dhe periudhës së kultivimit, mund të shkojë 12-15 kv/dynym.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumëCila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?
Lexo më shumëCilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?
Lexo më shumëHiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumë