Punimi i tokës. Me anë të punimit bëhet përmbysja e plehrave të përdoruara në plehërimin bazë (organik dhe mineralë), eliminohen barërat e këqija si dhe ruhet vlaga e tokës. Punimi bëhet gjatë periudhës vjeshtë-dimër dhe aplikohet kryesisht në tokat fushore dhe nën ujë. Punimi duhet të jetë i cekët, rreth 15 - 20 cm thellësi, për të mos dëmtuar sistemin rrënjor. Në tokat me pjerrësi mbi 5% dhe ku mundësia e ujitjes është e kufizuar, këshillohet të mos punohen por të mbahet të pastra nga barishtet e këqija (të paktën deri në 70 cm nga trungu) nëpërmjet aplikimit të herbicideve (për të penguar erozionin). Ne sipërfaqen ndërmjet bimëve këshillohet mulçërimi (vendosja e lëndëve organike si barë, byk, gjethe të thara, tallash, torfe, etj,) me qëllim që të eliminohet largimi i ujit nëpërmjet avullimit.
Ujitja. Periudhat më kritike dhe kërkesat më të mëdha për ujë janë:
- në fazën e lulëzimit;
- në fazën e lidhjes së frutave;
- në fazën e rritjes intensive të frutave.
Këshillohet aplikimi i sistemit të ujitjes me pika. Duhet pasur parasysh që sasia e ujit për një periudhë vegjetative është rreth 2000-3000 m3 për ha.
Plehërimi. Veç plehërimit të përvitshëm është e domosdoshme, që gjatë përgatitjes së tokës për mbjellje, ajo duhet të plehërohet me rreth 500 kv/ha plehra organike, 10-15 kv/ha plehra fosforike, 5-6 kv/ha plehra potasike, etj.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit tek kumbulla
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumëCila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?
Lexo më shumëCilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?
Lexo më shumëHiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumë