Teknologjia e kultivimit të lëpjetës në fushë të hapur




Lëpjeta është bimë perimore me origjinë nga Azia qendrore e perëndimore, e njohur dhe e përdorur që në lashtësi nga grekët dhe romakët. Në Mesjetë u kultivua edhe në Europën juglindore e qendrore. Në vendin tonë njihet gjerësisht.

Përse lëpjeta meriton të  përhapet më shumë në vendin tonë? Kjo sepse: 

  • Kjo bimë ka përdorim të gjithanshëm në guzhinë.
  • Gjethet e saj mund të përdoren në supa e gjellë të ndryshme njëlloj si spinaqi.
  • Këtë barishte mund ta konsumojmë në sallatë ose ta gatuajmë. Gjethet e freskëta janë të hidhura, por kur gatuhen, shija e tyre ëmbëlsohet. Kjo shije është pak më e fortë se ajo e spinaqit.
  • Ajo është e pasur me vitamina A, B9 dhe vitaminë C. Lëpjeta është një burim i pasur i mineraleve si potasi, magnezi, sodium, hekuri dhe kalciumi.
  • Duke qenë se kjo barishte është e pasur me acid oksalik, ajo mund të mos jetë zgjedhja e duhur për të gjithë, veçanërisht për ata që vuajnë nga reumatizma, gurët në veshka dhe problemet me fshikëzën.
  • Lëpjeta ka veti të fuqishme pastruese të organizmit dhe konsumimi i tepruar i saj mund të rezultojë në diare.
  • Lëpjeta mund të mos jetë një barishte që të jep shumë energji, por ajo është shumë e pasur me fibra. Lëpjetën mund ta konsumoni të gjallë ose të thatë.
  • Përveç gatimeve ju mund ta përdorni atë për të bërë çajra të ngrohtë ose të ftohtë. Disa prej përbërësve biologjikë të lëpjetës janë efikasë në trajtimin dhe parandalimin e tensionit të lartë, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Cilat janë kërkesat e lëpjetës për klimën, tokën dhe parabimën?
Lëpjeta është bimë e klimës së ngrohtë. U duron mirë temperaturave relativisht të ulta.

  • Temperatura më e ulët për mbirje të farës është 3-4°C
  •  Temperatura e përshtatshme është 20-23°C. Në këto kushte farërat mbijnë për 4-6 ditë.
  • Temperatura më e ulët për rritjen është 4-5°C.
  • Temperatura e përshtatshme për rritjen është 16-23°C.
  • Për pak kohë mund t’u durojë edhe temperaturave të ulëta deri në minus 7°C

Kujtesë për kultivuesit e lëpjetës!
Temperaturat e larta (mbi 25°C) e të vazhdueshme shkaktojnë paksim të masës bimore, gjethet mbeten të vogla, të pazhvilluara, të ashpra, bimët bien në lulëzim të parakohshëm, duke dëmtuar rëndë prodhimin.

Në cilat toka shkon më mirë lëpjeta?
Lëpjeta përshtatet mirë në të gjitha tipat e tokave, por preferon tokat mesatarisht të lehta, të thella e të freskëta të të kulluara mirë, të varfëra në kalcium dhe të pasura me lëndë organike e me pH 6-7. Sistemi rrënjor është mjaft i ndjeshëm ndaj mungesës së ajrit në tokë, e për këtë arësye nuk pëlqehen tokat e rënda dhe që kanë drenim të keq. Mund të kultivohet edhe në toka relativisht të kripura.

Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë lëpjetës? 
Mund të mbillet pas çfarëdo parabime e sidomos pas atyre që kanë pasur plehërim të bollshëm organik. Nuk këshillohet që të kultivohet mbas spinaqit, panxharit perimor dhe vetvetes. 
KUJDES!  Është mirë që të rikthehen në të njëjtën ngastër, jo më parë se pas 3-4 vjet. Në mbjelljet e vazhdueshme, në të njëjtat toka rritet ndjeshmëria dhe mundësia e prekjes së bimëve prej sëmundjeve të sistemit rrënjor, çka shoqërohet me ulje të prodhimit dhe për rrjedhojë të nivelit të të ardhurave, për njësi sipërfaqe të kultivuar.

Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e lëpjetës? 
Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e lëpjetës duhet të kemi parasysh këto specifika të saj;

Punimi i tokës
Përgatitja e mirë e tokës është e rëndësishme për të garantuar mbirje të mira, rritje dhe zhvillim normal të bimëve. Punimi i parë bëhet i thellë, rreth 30-40cm. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime e frezime, deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. Punimet e tjera synojnë të krijojnë një shtrat të shkrifët për mbirjen dhe zhvillimin normal të bimëve dhe luftimin e barërave të këqija.

Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse

Plehërimi i tokës
Në praktikën e plehërimit të lëpjetës këshillohet përdorimi i plehut organik të kalbur mirë në dozën 30 kv/dyn, i cili përmbyset gjatë përgatitjes së tokës së bashku me 12-14 kg/dyn  P2O5dhe 10-15 kg/dyn K2O. Plehu azotik hidhet gjatë periudhës bimore 2-3 duar me rreth 10-15 kg/dyn. (N).

Sasia dhe raporti i plehërimit 

Si përcaktohet sasia e plehrave që duhen përdorur tek pazia? 
Kërkesat ndaj elementëve ushqyes nuk janë shumë të larta. Për çdo 100 kg prodhim bimët tërheqin nga toka  azot (N) 0.6 kg; fosfor (P2O5)  0.3 kg; potas (K2O) 0.6 kg, me një raport midis tyre 1:0.5:1. Për një prodhim prej 25-30 kv/dynym, kërkon azot (N) 18 kg/dyn; fosfor (P2O5)  9 kg/dyn; potas (K2O) 18 kg/dyn.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjelljen dhe kultivimin e lëpjetës. 

Data e publikimit: 21/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?

Cila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë