NJIHUNI ME HISTORINË E SUKSESIT TË Z. ERNEST PACI




Kthyer nga emigracioni në vitin 2000, z. Ernest Paci pasi zhvilloi biznesin me shit-blerje pjesë këmbimi automjetesh, gjithashtu investoi modestisht në fushën e bujqesisë. Me profesion zooteknik, ishte me shumë dëshira e tij për të zhvilluar pasionin e hershëm për të ngritur një fermë të vogël për të plotësuar nevojat e konsumit familjar me produkte bujqësore dhe blegtorale. 

Gjatë vizitës sonë, z. Ernest na tregon sesi me kalimin e viteve dhe bashkëpunimin e ngushtë me FED invest, pasioni i tij për bujqësinë u shndërrua edhe në një aktivitet të mirëfilltë biznesi. Sot z. Ernest ka investuar intesivisht në bletari, pemishte, parcela me shafran dhe dru dekorativ paulonia.

Gjatë vizitës së parcelës të mbjellë me drurin Paulonia, z. Ernest na tregon me krenari se është një nga parcelat më të mëdha në Shqiperi që kultivon këtë dru dhe në vitin e saj të tretë, ecuria e drurit dukej e kënaqshme. “Për kushtet klimaterike në Shqiperi, ky dru do 7-10 vjet të arrijë pjekurinë, më pas pritet për tregtim. Pasi druri pritet, ka aftesi rigjeneruese për një kohë më të shkurtër, pra përftohet sërish prodhim”, tregon z. Ernest. “Ky është një investim i imi afatgjatë, por me durim kam besim çdo gjë do të shkojë mirë”. 

Z. Ernest gjithashtu kultivon shafran dhe na tregon sesi bima e tij e shafranit, duke qënë se është organike ka një arome kumbuese dhe vlera të jashtëzakonshme kurative. Gjatë rrugëtimit në parcelat e mbjella, z. Ernest gjithashtu na tregon pemishten me lajthi në vitin e parë të prodhimit, dhe parcelën me ullishte të cilën e ka mbjellë përpikmërisht me literaturën italiane. 

Z. Ernest, si njeri inovator dhe shumë punëtor, gjithashtu na tregon edhe rezervatin e tij të bretkosave, të cilat i kultivon për tregtim në restorantet në jug të Shqipërisë. E nuk kishte si të mungonte një park bletesh, të cilin z. Ernest e kishte shumë përzemër dhe tregonte kujdes të veçantë. Gjatë verës i çonte bletët në kullotë në mal për muaj me rradhë, dhe në dimer i ulte në toka më të ngrohta.

Kjo është historia e z. Ernest, dhe pasionit të tij për bujqësinë. 

Data e publikimit: 13/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: