NJIHUNI ME HISTORINË E SUKSESIT TË Z. Artur Gjonaj




“Informacionet në ABA Online me shumë vlerë për biznesin tim blegtoral.”

Prej shumë vitesh z. Artur Gjonaj, vendosur ne Laç, ushtron aktivitetin e mbarështimit dhe tregtimit të bagëtive. Teksa vizitojmë kompleksin e tij, z. Artur sapo kthehet nga furnizimi me të imta nga Saranda. “Ketë punë e kam filluar herët, e kam trashëgimi nga babai”, shprehet Arturi. 

Falë bashkëpunimit me FED invest, z. Artur po zgjeron aktivitetin e tij më shpejt. Ai grumbullon bagëti të imta dhe gjedh nga jugu dhe i majmos për tregtim mishi. Pavarësisht pandemisë së COVID-19 në vend, z. Artur është shumë i kënaqur me mbarëvatjen e aktivitetit të tij. 

Z. Artur e shikon me shumë interes ketë aktivitet blegtoral dhe ka investuar për ti siguruar bagëtisë një stallë me standarte bashkëkohore. Stalla është e madhe, me ajrosje dhe ndriçim natyral, magazimin të mbrojtur të foragjereve dhe të kashtës. Falë zotërimit të shumë tokave bujqësore, z. Artur e kultivon vetë lendën e parë të drithërave për bagëtinë. 

“Delja ka nevoja të veçanta, po ashtu dhia. Gjedhi gjithashtu trajtohet me nevojat e veçanta”, shprehet Arturi, i cili sillet si një zooteknik dhe veteriner i vetëmësuar. “Informacionet në ABA me shume vlerë për biznesin tim blegtoral”, - shprehet Arturi.  Në krah të ketij kompleksi, ai zotëron edhe një restorant me produktet e tij blegtorale organike si dhe një thertore ku tregton mish. Për të realizuar me sukses këtë aktivitet blegtoral dhe tregtar, Arturi ka punësuar familjen dhe të afërmit e tij.  

Së fundmi, Arturi gjithashtu mbarështon kuaj. Ky pasjon i tij është shndërruar edhe në aktivitet biznesi, pasi ai i tregton kuajt per hipizëm apo si kafshë pune. “Kam menduar të përdor tregun ABA Online të reklamoj aktivitetin tim online. Oficeri i kredisë së FED invest më ka folur për benefitet e këtij shërbimi pa asnjë kosto shtesë”, shprehet z. Artur. 

I urojmë z. Artur shumë suksese në punën e tij.

Data e publikimit: 24/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: