CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E BORZILOKUT NË FUSHË TË HAPUR?




Bimët e borzilokut preken nga disa sëmundje e dëmtues si Fusarium, Këmbëzeza dhe Kalbëzimi gri. Midis dëmtuesve, përveç afideve mund të përmendim merimangat dhe kërmijtë.

Pse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit?

  • Shkaktojnë ulje të ndjeshme të prodhimit.
  • Ulet vlera tregtare.
  • Ulen të ardhurat për njësi prodhimi.

Fusarium
Në gjethe shfaqen pika të shumta, ndonjëherë të zeza. Fletët gjithashtu mund të nxihen, të përdridhen. Shkaktar është kërpudha Fuzaria. Gradualisht, sëmundja bën që kërcelli të bëhet i zi dhe e gjithë bima rrudhet, duket e thatë. Fusarium shkaktohet nga një kombinim i temperaturës së lartë të ajrit dhe lagështisë së lartë. Sapo duken shenjat e para, spërkaten bimët me preparate me bazë bakri.

Këmbëzeza
Ndikon në kërcellin e bimës më afër rizomës. Është e lehtë të vërehet, pasi zona e caktuar errësohet dhe më pas bëhet e butë, duke rënë. Agjenti shkaktar i këmbëzezës është një kërpudhë që mund të gjendet në çdo tokë. Pika e zezë ndodh kur aciditeti i tokës rritet. Masat: Hiqni menjëherë bimët e prekura. Trajtoni vendin me një tretësirë të permanganatit të kaliumit. 

Kalbëzimi gri
Duket nga kërpudhat Botrytis cinerea dhe prek së pari gjethet e poshtme, duke u përhapur në të gjithë bimën. Fillon me shfaqjen e njollave gri në gjethe dhe përfundon me formimin e një pushi të trashë gri, i cili është vështirë të mos shihet. Kalbëzimi gri duhet të luftohet para së gjithash profilaktikisht: mos mbillni borzilok në të njëjtin vend, përpunoni farat para mbjelljes në një permanganat kaliumi paksa rozë.

Afidet
Janë nga dëmtuesit më të zakonshëm të borzilokut, por nuk janë të vetëm. Masat agroteknike janë: Luftimi i barërave të këqija pasi bëhen bartës të afideve. Lufta kimike: Trajtimi me imidacloprid, fluvalinate, deltometrina, piretrina natyrale etj. Biologjikisht luftohen nga larvat e koçinelideve (Skymnus spp) dhe larvat e krizopes e sirfideve.

VJELJA, DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË BORZILOKUT

Në mbjelljet për industrinë, bima vilet me një dorë, ndërsa për konsum shtëpiak preferohen 2-3 vjelje me dorë. Vjelja e Borzilokut fillon kur bimët kanë formuar 3-4 degëza të reja me gjatësi 15-20 cm. Vjelja bëhet duke i prerë këto degëza dhe duke i vendosur në qese plasmasi. Amballazhimi bëhet si me bimë të veçanta, ashtu edhe të lidhura në tufa, 8-10 degëza.

Është i këshillueshëm përdorimi i freskët. Borziloku mund të ruhet për disa ditë, në mjedise me klimë të kontrolluar në temperaturë 1-3°C dhe lagështi relative të ajrit 95%.

Ruajtja në enë qelqi, ose qese plasmasi, rrit periudhën e ruajtjes.

Data e publikimit: 30/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Teknologjia e kultivimit të borzilokut në fushë të hapur

Përse borziloku meriton të  përhapet më shumë në vendin tonë?

Lexo më shumë