SKEMA KOMBËTARE E MBËSHTETJES PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL 2021




Skema Kombëtare është mbështetje financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural nga buxheti i qeverisë shqiptare.

Duke qënë se në Udhëzimin Nr 9 datë 26.02.2021, hapen aplikimet për Skemat Kombëtare 2021, ku masat 1-6 do të pranohen aplikimet vetëm online dhe për masat 7-9 aplikimet do të bëhen me dosje pranë AZHBR; gjithashtu duke u bazuar në VKM nr 867 datë 11.11.2020 “për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 511, datë 24.10.2002, të Këshillit të Ministrave, “për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore”, të ndryshuar” dhe Urdhërit nr 99 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale datë 10.02.2021 ju bëjmë me dije se:

1. Aplikimet me postë do të pranohen vetëm për masat 7-9, të cilat janë dorëzuar në postë jo më parë se data 24.03.2021 dhe jo më vonë se data 15.04.2021.

2. Suporti nga AZHBR do të jetë çdo ditë pune brenda orarit zyrtar ne kanalet e meposhtme si më poshtë:

  • Nr Jeshil 08008383
  • Email info@azhbr.gov.al
  • Përmes informacioneve që kërkohen në kanalet zyrtare te komunikimit online të AZHBR (Facebook, Instagram, etj).

3. Shërbimi Online Call Center nga ADISA do te jetë ]do ditë pune nga ora 08:00 deri në 19:00.

4. Fillimi i pranimit të Aplikimeve për masat 1-6 Online do të jetë data 24/03/2021 ora 08:00. Pas këtij orari, aplikimet do të vijojnë deri në datë 15.04.2021.

5. Pranimi i aplikimeve për masat 7-9 në zyrat e AZHBR në adresën “RR. Muhamet Gjollesha, Nr 56", Tirane, do të bëhet çdo ditë pune brenda orarit zyrtar.

Për më shumë informacion lidhur me aplikimin klikoni këtu ose vizitoni faqen zyrtare të AZHBR.

Data e publikimit: 26/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: