GRUPI I DYTË: ACIDET ORGANIKE
ACIDI FORMIK
Trajtimet me acid formik zakonisht kryhen në sezonin e vjeshtës. Për tipin e zgjoit Langstroth, doza e acidit formik që duhet administruar njëherësh është 20ml, trajtimi duhet të përsëritet tre herë në çdo 7-9 ditë. KUJDES! Në periudhat kur trajtojmë bletët me acid formik, temperaturat nuk duhet të jenë më të larta se 28°C, sepse mbi këtë limit temperaturash nga avullimi më i shpejtë i produktit, mund të shqetësohen kolonitë e bletëve dhe mund të shkaktohen dëme në to!
Pajisje të ndryshme që përdoren në trajtimin e bletëve me acid formik në luftën kundër varroatozës.
ACIDI OKSALIK: CILAT JANË TEKNIKAT E TRAJTIMIT ?
Acidi oksalik që përdoret për qëllime trajtimesh kundër varroatozës, në kolonitë e bletëve duhet të jetë Dihidrat. Ky preparat në dy dekadat e fundit po gjen një përdorim të gjërë në luftimin e Varroas, për faktin se ka efektshmëri të lartë, më e shprehur kjo kur trajtimet kryhen në mungesë të pjellës. Është testuar nga shkencëtarët në mënyra të ndryshme, por ato që janë më të mundshmet për tu aplikuar nga bletërritësit në parqet e tyre jane dy:
1. Tretësira 3% e acidit oksalik e cila përdoret përgjatë sezonit veror: tretësira 3% e acidit oksalik ( 30 gram acid oksalik dehidrato në një litër ujë të distiluar), duke e aplikuar në sasinë 3,5 mililitër për çdo façiatë të hojes së mbushur me bletë ( me sprucim, por kujdes që sprucimi të bëhet më një kënd 45 gradë dhe jo perpendikular mbi hojen). Efikasiteti i kësaj mënyre trajtimi në mungesë të pjelljes së vulosur mund të arrijë deri në 98%.
2. Tretësira me shurup e acidit oksalik e cila përdoret si trajtim radikal dimëror - tretësira në shurup sheqeri.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Ka efekt shume te mire ok
-Yzeir Miraka