Z. Qazim Muhametaj është një nga fermerët më të mëdhenj të Llakatundit të Vlorës. Familja Muhametaj është investuar në bujqësi, dhe z. Qazim shprehet se kultivimi i frutave të ndryshme, nga ato edhe më ekzotiket, është pasioni i tij më i madh. Edhe pse sot është 73 vjeç, tregon se puna e ka mbajtur të fortë dhe aktiv gjatë gjithë kohës.
Edhe pas rënies së sistemit në vitet 1990, z. Qazim tregon se është marrë vetëm me agrikulturë. “Është më efektive kur investohesh në një sektor dhe rritesh bashkë me të”, na këshillon z. Qazim.
Sot, familja Muhametaj kultivon 5 ha pemë frutore, kryesisht shegë, ftonj, kumbulla, mollë, kivi dhe luleshtrydhe.
Gjatë rrugëtimit ndër vitë për të rritur aktivitetin në përputhje me kërkesat e tregut, z. Qazim ka bashkëpunuar me FED invest dhe është financuar si një nga anëtarët më seriozë dhe besnikë të institucionit tonë.
“Oficeri i kredisë më prezantoi me ABA Online, për tu njohur edhe më në detaje me teknologjitë e prodhimit dhe të rejat e fundit në frutikulturë. Gjatë shfletimit të ABA Online kohët e fundit, jemi njohur edhe me aplikimin në skemën e mbështetjes me inpute bujqësore dhe kontaktuam degën për më shumë informacion. Ishte vërtet me interes për ne dhe aplikuam në kohë, pa shumë burokracira dhe përfituam inpute në formën e pesticideve. Një falenderim për të gjithë stafin tuaj për këtë përkrahje”, shprehet z. Qazim.
Për të ecur me kërkesat e tregut, por edhe si fermer inovator që është, z. Qazim gjithashtu është ndër fermerët e parë në vend që kultivon frutin ekzotik japonez “Goji Berri”, apo “manat goxhi” në shqip. I panjohur për konsumatorin shqiptar, ky frut është me jetëgjatësi 100 vjeçare, një frut që vjen nga bima botanike Lycium barbarum. Vlerat kurative janë të panumërta dhe ky ndoshta është sekreti i z. Qazim, për performancën e tij kaq aktive.
Z. Qazim tregon se këtë frut të rrallë në vendin tonë fillimisht e kanë kultivuar izraelitët, për shijen e veçantë dhe vetitë mjekësore.
“10 kokrra në ditë të manave goxhi japin një efekt mrekullibërës për organizmin e njeriut”, shpjegon z. Qazimi. “Ky frut mund të konsumohet i freksët, i thatë ose mund të përpunohet dhe të bëhet liko dhe reçel. Është një frut me shumë vitamina ushqyese dhe madje kam rekomanduar edhe fermerët e zonës ta mbjellin”.
Sot z. Qazim gëzon gjithë respektin e zonës dhe madje këshillon fermerët si një agronom i vërtetë.
Shpërndaj në rrjetet sociale: