YMCP – PRODUKTI QË ZGJIDH PROBLEMET ME LOPËT PAS PJELLJES




Nëse lopët tuaja që sapo kanë pjellë kanë probleme me ethen (damllanë e qumështit), me marrjen e ushqimit, përtypjen, hidratimin, acidozën, apo stresin – zgjidhja ju vjen përmes produktit YMCP. 

Çfarë është YMCP?

  1. YMCP është produkti që ju siguron rigjallërimin e lopëve që sapo kanë pjellë dhe parandalimin e ethes apo damllasë së qumështit.
  2. YMCP vjen në formën e pluhurit dhe përmban elementë ushqyes të rëndësishëm si maja, magnez, kalçium, potas, vitaminë E, etj., të cilët ndihmojnë në përmirësimin e problemeve me metabolizmin, futjen e lopëve më shpejt në ciklin e prodhimit, rritjen e prodhimit të qumështit, rritjen e nivelit të yndyrës dhe proteinës, etj.

Si ndikon YMCP në rigjallërimin e lopëve?

  • Një element i rëndësishëm i YMCP është kalçiumi i siguruar nga katër burime përfshirë edhe kalçiumin nga qumështi që siguron parandalimin e damllasë. Ai tonifikon mitrën e lopës si dhe rrugët e tretjes e muret e rumenit duke ulur mundësinë e zhvendosjes së abumasumit (mullëzës).
  • Prania e majasë organike ndihmon në rritjen e aftësisë për marrjen e ushqimit menjëherë pas pjelljes, ndihmon në balancimin e aciditetit të rumenit përmes bakterieve dobiprurëse, e për pasojë në përmirësim të shëndetit dhe prodhimtarisë.
  • Magnezi me praninë e tij ndihmon trupin të përthithë kalçiumin sa më mirë.
  • Potasi i shtuar është thelbësor në përdorimin e ushqimit.
  • Niacina e pranishme shërben për ruajtjen e shëndetit të mëlçisë.
  • Zinku siguron mbrojtjen e indeve të mureve të rumenit dhe gjirit.
  • Vitaminat me një ndikim të përgjithshëm në përmirësimin e metabolizmit.

Në cilat raste të tjera mund ta përdoret YMCP?
Pra, krahas parandalimit të ethes së qumështit, YMCP mund të përdoret:

  • në raste të zhvendosjes së mullëzës; 
  • kur lopa nuk ndihet mirë, është e shqetësuar, shfaq shenja stresi;
  • në rastet e çalimeve; 
  • pas operacioneve; 
  • në rastet e mastiteve për rigjallërim krahas mjekimit.

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me mënyrën e përdorimit të YMCP

Data e publikimit: 10/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: