“Informacioni teknik në ABA Online është me shumë interes për të gjithë fermerët, blegtorët dhe bletarët.”
Kur themi fshati Shtërmen në Elbasan, të gjithë e lidhim me ekipin shumë të suksesshem të peshëngritësve shqiptarë. Dhe sot do t’ju prezantojmë me krenarinë e kësaj zone, z. Leonard Toska, peshengritesin kampjon të 17 kampionateve europiane, 13 botërore dhe 3 Lojërave Olimpike. |
Po çfarë e lidh kampjonin Leonard me ABA Online?
“Ne vitin 2000 kam qënë pjesëmarrës në një kampionat në Qipro, ku morra vendin e parë. Përpara kthimit në Shqipëri, dola në treg për të blerë dhurata dhe kam ndaluar rastësisht në një fidanishte. Kam blerë 600 rrenjë ullinj. Të gjithë më morrën për të cmendur. As vetë nuk e kuptova si i bleva ato rrënje ulliri. Pjesa tjetër është histori”, tregon gjithë entuziazëm z. Leonardi. Ai veprim aq instinktiv në vitin 2000, e ka shndërruar Leonardin në një fermer shembull për gjithë zonën.
E gjetëm në arë, duke plehëruar ullirin, prodhimin e të cilit z. Leonard e kutivon për vaj ulliri dhe e tregton si të tille. “Në të ardhmen, dua të kem brandin tim të vajit, ta tregtoj me emrin tim, për ti siguruar konsumatorit cilësi dhe siguri ushqimore”, shprehet Leonardi. |
Përvec ullinjve Leonardi gjithashtu zotëron një park bletësh. Kultura e apikulturës apo rritjes së bletëve është shumë e përhapur në zonë, pasi vetëm fshtati i Shtërmenit kultivon rreth 4500 koshere bletësh. Teksa vizitojmë parkun e bletëve të Leonardit, nuk mund të rrimë pa berë kaq shume pyetje. “Maj-Tetor kosheret janë të vendosura në Korçë apo Kolonjë, ku bimesia është më e pasur dhe larmishmëria e luleve prodhon një mjaltë shumë cilesor. Gjatë dimrit kosheret transportohen në zonën e Belshit”, na shpjegon Leonardi.
Sot Leonardi, përveç medaljeve të arit dhe titujve të nderit, numëron plot 1200 rrënjë ullinj, dru frutore dhe një park bletësh. E të gjithë këtë aktivitet bujqësor, e ushtron pa anashkaluar pasionin tij më të madh peshëngritjen. Në palestrën e tij ai trajnon dhjetra të rinj, me disiplinë dhe shumë përkushtim. Kjo është historia e suksesit e një kampjoni të vërtetë.
Shpërndaj në rrjetet sociale: