Punimi i tokës
Përgatitja e mirë e tokës është e rëndësishme për të garantuar mbirje të mira, rritje dhe zhvillim normal të bimëve. Punimi i parë bëhet i thellë, rreth35-40cm. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime e frezime, deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. Punimet e tjera synojnë të krijojnë një shtrat të shkrifët për mbirjen dhe zhvillimin normal të bimëve dhe luftimin e barërave të këqija.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Plehërimi i tokës
Në praktikën e plehërimit të spinaqit këshillohet përdorimi i plehut organik të kalbur mirë në dozën 50-60 kv/dyn, i cili përmbyset gjatë përgatitjes së tokës për mbjellje. Në të njëjtën kohë, shpërndahen edhe të gjithë llojet e plehërave kimike kryesisht fosforike, potasike. Plehu azotik hidhet gjatë periudhës bimore.
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek spinaqi? Kërkesat e spinaqit ndaj elementëve ushqyes nuk janë shumë të larta. Për çdo 100 kg prodhim të freskët, bimët e spinaqit tërheqin nga toka rreth 0.475 kg azot– 0.175 fosfor (P2O5)- dhe 0.5 kg potas (K2O) me një raport midis tyre 1: 0.4: 1. Për të siguruar një rendiment 20 kv/dyn, duhet të plotësohen nevojat si më poshtë: 9.5 kg N, 3.5 kg P2O5 dhe 10 kg K2O.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i spinaqit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.
Lexo më shumë
Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?
Lexo më shumë
Kur dhe si të korrni lavandën?
Lexo më shumë
Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumë