Histori Suksesi - Etem Resuli




Vizita e radhës është në fermën blegtorale të z. Etem Resuli në Radostinë të Fierit. Etemin e gjejmë në fermë dhe në bisedë na shpjegon se biznesin e ka nisur në vitin 1993, fillimisht duke blerë dhe shitur viça. 

Vështirësitë në fillim ishin shumë të mëdha. Në një ngarkesë me 50 viça, minimumi 12 prej tyre ngordhnin për shkak të kushteve dhe të mos sigurimit të bazës ushqimore. Ai tregon që në këto kushte një nga furnitorët e tij i sugjeroi të blinte lopë për të ushqyer viçat me qumësht. Në pamundësi financiare të momentit ai u detyrua të huazojë 3 lopë nga një fermer tjetër që zotëronte lopë për prodhim qumështi, për një periudhë 2 mujore.

Gjatë kësaj kohe vuri re që lopët kishin rendiment të mirë qumështi. Në këto momente filloi të vlerësojë dhe mori vendimin që nga shitje viçash të krijojë dhe të menaxhojë fermë lopësh për prodhim qumështi. 

Si çdo fillim kishte vështirësitë e veta, dhe vështirësia nuk qëndronte në faktin e shtimit të krerëve të lopëve, por në atë të sigurimit të bazës ushqimore

Përveç tokave të veta mori edhe toka me qera nga bashkëfshatarët e zonës. Punimi i tokave kërkonte makineri bujqësore dhe për këtë iu drejtua një të njohurit të tij në atë kohë, Z. Ajet Kumanaku për një kredi në FED invest

Etemi tregon që prej 15 vitesh, FED invest është bashkëpunëtori i tij shumë i mirë, sepse aplikimi për kredi është i thjeshtë, pa shumë burokraci dhe në një kohë të shkurtër

Me krenari na tregon se ka marrë disa kredi në FED invest për të blerë makineri dhe paisje bujqësore dhe blegtorale, si kombajna, paisje për copëtimin e misrit, mulli, makineri për lidhjen e dengjeve të barit, mishelator, etj. 

Etemi na tregon që për të menaxhuar dhe trajtuar sa më mirë lopët, këshilloi dhe nxiti Ervinin, djalin e tij, të ndiqte Fakultetin e Veterinarisë dhe prej disa vitesh ai është veteriner. Gjithashtu, shumë të reja më të fundit për teknologjitë e prodhimit blegtoral dhe jo vetëm, i gjeni në platformën digjitale ABA Online.

Pyetjes sonë për planet për të ardhmen i përgjigjet pa hezitim: “Sa të shlyej kredinë e fundit për copëtuesin e misrit, do të marr një kredi të re për të ndërtuar një magazinë për ruajtjen sa më mirë të bazës ushqimore”, po ashtu po studion mundësinë për instalimin e paneleve diellore për të prodhuar energji për fermën e tij.

Sot Z. Resuli zotëron një fermë me 120 lopë qumështi dhe ka një kontratë me çmim të mirë me një nga kompanitë e përpunimit të qumështit.

Data e publikimit: 07/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: