Historia e suksesit e blegtorit z. Zini Baçi




Vendosur në fshatin Podgorije, takohemi me familjen e z. Zini Baçi. Me profesion blegtor, falë punës së tij ndër vitë, z. Zini është një prej banorëve më të respekuar të zonës.

“Gjithë jetën jemi marrë me bujqësi dhe blegtori. E kemi trashëguar brez pas brezi”, tregon z. Zini. 

Partneriteti me FED invest ka filluar herët, dhe sot familja Baçi është një referuese e mirë për mbështetje financiare në zonë. 

Z. Zini mbarështon gjedh dhe është i fokusuar vetëm në këtë sektor. Lopët kryesisht janë me regjim stallor. Z. Zini ka marrë edhe toka me qira, për të siguruar vetë lëndën e parë për gjedhin.

Qumështin e tregton në një baxho të zonës dhe është shumë i kënaqur me pagesat. Viçat kryesisht i shet për mish. “Shtimi i aktivitetit të mbarështimit të gjëedhit më kufizohet disi nga mungesa e tokave të lira bujqësore në zonë. Nga ana tjeter, fatmirësisht, pandemia nuk ka ndikuar shumë në aktivitetin tim dhe deri më sot jemi treguar të rregullt ne çdo marrëdhënie pune”, shprehet z. Zini. 

Përgjatë rritjes së aktivitetit të z. Zini, FED invest ka mbetur partneri më i besueshëm. Përmes stafit të FED invest në zonë, familja Baçi është njohur me platformën ABA Online, si një instrument ndihmës në aktivitetin bujqesor dhe blegtoral të çdo fermeri. 

“Jam njohur me aktivitetin e ABA Online dhe djali ka shfletuar artikujt mbi teknologjitë e prodhimit për silazhin e misrit apo mbarështimin e gjedhit”, tregon z. Zini. U njoha gjithashtu me Skemën e Mbështetjes me Inpute Bujqësore dhe aplikova në kohë. Kjo mbështetje me inpute bujqësore erdhi në kohën më të nevojshme. Mirënjohje të thellë për ndihmën. Kam blerë misër kryesisht”.

Data e publikimit: 23/12/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: