Skema e mbështetjes FiAS me inpute bujqësore (II)




Jeni fermer dhe keni nevojë për mbështetje financiare?

Projekti FiAS, një bashkëpunim i FED invest dhe JICA në Japoni, për të zbutur impaktin e COVID-19 në fermat bujqësore dhe blegtorale në Shqipëri, ofroi vitin e kaluar një mbështetje financiare për 250 fermerë të vegjël për të përfituar inpute bujqësore, deri në 40.000 lek/secili. Me vazhdimësinë e pandemisë në Shqipëri, impaktin negativ tek aktiviteti bujqësor dhe blegtoral i fermerëve shqiptarë, Projekti FiAS do të implementojë fazën 2 të skemës me mbështjetje me inpute, duke filluar nga data 5 Prill 2021.

Kjo skemë synon të mbështesë 1000 fermerë të vegjël kudo ku operon FED invest, në vlerën deri në 40.000 lekë/fermer dhe zbaton parimin “Apliko i pari, të përfitosh i pari”. Për një aplikim të suksesshëm të skemës II, ju duhet të plotësoni kriteret si më poshtë:

  • Të jeni fermer dhe të operoni në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë në Shqipëri
  • Të jeni anëtar në FED invest
  • Të jeni kredimarrës Micro 1 (deri në 650.000 lek)
  • Të regjistroheni në platformën digjitale të njohurive agro-teknike www.abaonline.al dhe të referoni dy persona të tjerë

Për më shumë informacion, lutemi shkarkoni fletëpalosjen bashkëlidhur, drejtohuni zyrave tona të FED invest dhe vizitoni faqen zyrtare www.fedinvest.al 
FED invest
Gjithmonë Financë Sociale

Data e publikimit: 28/02/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: