Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanëve të kungullit në fushë të hapur?




Punimi i tokës

  • Toka duhet punuar në thellësinë 30-40cm dhe të kryhet vonë në vjeshtë, në dimër ose herët në pranverë, në varësi të mjedisit dhe periudhës së kultivimit
  • Pas këtij punimi merren masa për ta mbrojtur tokën në kullim të plotë.
  • Para mbjelljes, kryhen punime përgatitore, si diskime, frezime etj, që të krijohet një shtresë e përshtatshme për mbjellje.
  • Para plugimit, është mirë, të hidhen 30-40 kv/dy pleh organik ose 50-80 kv/dy torfë,komposto organike etj.

Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.

Plehërimi i tokës

  • Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesisht fosforike, potasike.
  • Është e domosdoshme që plehërimi të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës.
  • Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe rrjedhimisht bimët do të rriten dhe do të zhvillohen të shëndetshme.

Sasia dhe raporti i plehërimit 

Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek kungulli ? 
Për të marrë100 kg prodhimtë freskët të kungullit, bimëtkërkojnë: Azot (N) 0.38 kglëndë aktive; Fosfor (P2O5) 0.16 kglëndë aktive; Potas (K2O)0.9 kg lëndë aktivedhe Magnez (MgO) 0.1 kg lëndë aktive.

Rëndësi ka që , para përdorimit të plehrave kimike, gjatë punimit të tokës ose gjatë përgatitjes së brazdave mbjellëse apo oxhakëve, të shpërndahen 60-100 kv/dy plehra organike të kalbura mirë. Ato, përveç përmbajtjes së elementëve ushqyes, ndikojnë në përmirësimin e strukturës së tokës dhe cilësive ujore të saj. Nga studimet, rezulton se në fillim, 15 ditët e para pas mbjelljes së fidanëve në vendin e përhershëm, bimët konsumojnë vetëm 1-2% të sasisë së përgjithshme të lëndëve ushqyese, ndërsa 60 ditët pasuese bimët e kungullit konsumojnë 70-80 % të tyre dhe pjesën tjetër në periudhën e mëvonshme.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i kungullit. 

Data e publikimit: 30/12/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: